E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët kundër linjës së Ramës

11/05/2010 Numrit të personaliteteve të botës së kulturës dhe artit, të cilët nënshkruan një letër të hapur drejtuar kryesocialistit Edi Rama, i janë bashkuar edhe 85 artistë të tjerë. Artistët, 126 gjithsej, emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare, i kanë kërkuar kryetarit socialist Rama të mos lejojë që vendi të shndërrohet në gazin e botës. “Ditën kur 12 ministra të Jashtëm të BE-së mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim, i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, çdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim”, - thuhet në këtë letër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›