Artistët kundër ministrisë. Pango, kini durim, është ende draft i papërfunduar
Reagojnë sërish ndaj Ministrisë së Kulturës. Sindikata e artistëve shqiptarë, në një konferencë për shtyp dje, është shprehur me nota të ashpra ndaj "manovrave të vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës për të imponuar censurë".
Ky ka qenë thelbi i konferencës së djeshme në ambientet e Teatrit Kombëtar i kësaj sindikate, e cila kësaj here ka reaguar ndaj studim-projektit të paraqitur para disa ditësh nga MTKRS-ja lidhur me bordin artistik dhe përzgjedhjen e tij anëtarë të kryesisë së Sindikatës së Artistëve. "Eshtë një shqetësim i madh për ne për të vënë në pah problemet tona mes nesh e MTKRS-së. Ndërkohë kjo e fundit ka tendencën që prej më se katër muajsh, një herë përmes projekt-draftit dhe tani me studim-draftin e hartuar nga persona anonimë, me një komision që ka ndërruar tri herë kryetarin, nëpërmjet procedurave të paligjshme, të censurojë mbi bazën e formave aspak të moralshme. MTKRS kërkon një censurim të plotë të krijimtarisë artistike", tha Mirush Kabashi, në panelin e të cilëve bënin pjesë edhe Stefan Çapaliku, Roland Trebicka, Mehdi Malkaj, Rudin Sata, Reshat Ibrahimi (kryetar i Sindikatës së Artistëve) etj. Sipas tyre, ky është një veprim i qëllimshëm dhe dashakeqës. Ndërkohë po dje, pas konferencës ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Ylli Pango. Nëpërmjet një komunikate shtypi bëhet me dije se drafti i reformës për institucionet artistike dhe kulturore është punuar nga një grup pune me përfaqësues të MTKRS-së, të gjithë drejtuesit e institucioneve artistike etj. Sipas komunikatës theksohet se është duke e shqyrtuar drafti, i cili është ende draft dhe s'e ka dhënë mendimin për të. "I sugjerojmë përfaqësuesve të Sindikatës së Artistëve të kenë durim dhe të mos nxitohen të bëjnë peticione dhe deklarata për drafte ende të papërfunduara", përfundon Pango në këtë komunikatë.