“Gegërishtja, pasuri e përjashtuar nga politika”
Gjithçka e ka bërë në këto 8 vjet. Duke lexuar libra të ndryshëm, tek nënvizonte fjalët që tingëllonin të reja dhe që nuk i përfshinin fjalorët e tjerë të mëparshëm.
anila mema
Është bazuar tek autorë të njohur që nga Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Faik Konica, Ismail Kadare, Ndre Mjeda, Martin Camaj, a tek veprat popullore, si "Kanuni i Lekë Dukagjinit", apo "Cikli i kreshnikëve" dhe ka ndërtuar sot një fjalor me 41 mijë fjalë, të cilat nuk gjenden në Fjalor të Gjuhës Shqipe. Shoqëruar me shtjellime etimologjike, me fjalë të urta e shprehje frazeologjike, hartuesi dhe njohësi i mirë i gjuhës, Mehmet Elezi, na sjell "Fjalorin e ri të gjuhës shqipe". Shumica janë fjalë nga gegërishtja, fjalë të përjashtuara, sipas tij, si pasuria e gjuhës shqipe nga politika e asaj kohe. Ndërkohë thekson se fjalori nuk i përket vetëm krahinës veriore, është për gjithë shqiptarët. Në këto tetë vite ka përzgjedhur vetëm fjalët që ua njeh mirë kuptimin, të tjerat, (për të cilat rruga mbetet sërish e hapur për një tjetër fjalor më të plotësuar), ka ndjekur këshillën e Çabejit: edhe kur nuk ia di kuptimin fjalës, shënoje se dikush tjetër më vonë do të merret dhe do ta vazhdojë. Ndaj shton: me keqardhje është larguar prej tyre. I kam gjetur, por s'mund të rrezikoja me kuptimin.
Si nisi puna juaj me fjalorin?
Unë nuk jam gjuhëtar profesionist, kam mbaruar për gjuhë-letërsi dhe e kam dashur shumë gjuhën, si dhe letërsinë, madje në atë kohë ka qenë një modë që ata që shkruanin poezi ta urrenin gjuhën dhe e krahasonin me merimangat. Unë në atë kohë kam pas botuar librin e parë me poezi, por merresha dhe me gjuhën shqipe. Dhe në '97, u ndodha disi bosh dhe fillova të hartoja një fjalor pa e ditur saktësisht se ku do të shkoja, pa e pasur të qartë se do të arrija deri në këtë nivel. Por ishte një punë që më tërhoqi shumë, si një "oktapod".
Fjalori përmban shumë fjalë të reja, ku i keni bërë hulumtimet për këto fjalë?
Fjalori ka 41 mijë fjalë, aq sa ka fjalori më i madh i Akademisë i botuar deri tani. Janë të gjitha fjalë që nuk gjenden nëpër fjalorët e Akademisë. Këto fjalë kanë disa burime nga autorë të njohur, që nga Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Faik Konica, Ismail Kadare, Ndre Mjeda, Martin Camaj etj. Kanë burime nga veprat popullore, por që janë monumente të kulturës, me të cilat krenohet kombi, siç është "Kanuni i Lekë Dukagjinit", apo i Skënderbeut, Visaret e Kombit, Cikli i kreshnikëve etj. Burime të tjera të krijimtarisë gojore që unë kam mbledhur kanë një numër nga fjalë të urta, që arrijnë 5 mijë, mallkime, urime, që i kam mbledhur në letra e gjatë punës sime në gazeta. Ka disa elementë të rinj që nuk i kanë fjalorët e mëparshëm. Elementi i parë: ka shtjellime etimologjike, pra shpjegon se nga vjen kjo fjalë. Së dyti: ilustrimi i kuptimeve të fjalëve bëhet i ilustruar me një citim në thonjëza nga një burim i besueshëm, që mund të jetë një fjalë e urtë, mund të jetë këngë popullore etj. Së treti, unë kam futur mënyrën paskajore.
Thatë se disa fjalë burojnë nga gegërishtja dhe kanë qenë të ndaluara?
Unë po ju jap një shembull të thjeshtë. Në gjithë këtë fjalor nuk ka asnjë fjalë që përdoret në Kosovë, në Mal të Zi, Maqedoni, etj., kanë qenë krahina të përjashtuara. Dhe gegërishtja ka qenë konsideruar, për arsye jo gjuhësore, por politike, një pasuri e përjashtuar. Gegërishtja nuk u përket vetëm shqiptarëve që flasin gegërisht, por edhe atyre që flasin toskërisht, edhe arvanitasve, edhe arbëreshëve. Po kështu toskërishtja u përket gjithë shqiptarëve. E gjithë bota punon për t'i pasuruar fjalorët, tek ne është punuar si e si për t'i varfëruar. Ja t'ju jap një shembull. Kam lexuar në shtypin francez para ca kohësh se po botohej një fjalor i quajtur i frankofonisë, që përmbante 6 mijë fjalë. Ishin fjalë që nuk ishin dëgjuar në Francë, por fjalë që akademikët francezë i kishin mbledhur me përkushtim të madh në ish-kolonitë franceze të Afrikës.
Në krahasim me fjalorin e mëparshëm, ky fjalor është analog?
Janë fjalë që atje nuk janë, kanë etimologji, kanë ilustrime siç bëjnë fjalorët e huaj, ka paskajoren, ka një numër të madh fjalësh të urta. Në kuptimin që ka këto pasuri të mohuara.
Fjalët e huaja sot janë në përdorim të gjerë, a janë përfshirë në këtë fjalor?
Fjalët e huaja nuk janë përfshirë. Por janë përfshirë fjalë shqipe që i zëvendësojnë ato. Po ju them një fjalë që më vjen tani në mend, fjala Komb. Nuk është shqip, është arabisht. Gjuha shqipe ka fjalën lem, lemi që vjen nga folja "me le", "me u lind".
Fjalori
Rreth 41 mijë fjalë që nuk gjenden në Fjalor të Akademisë, me shtjellime etimologjike
Rreth 55 mijë kuptime të reja frazeologjike
Rreth 5.300 shprehje frazeologjike
Ilustrohet me fjalë e shprehje nga veprat e 40 autorëve
Rreth 5 mijë fjalë të urta
Rreth 1 mijë gjëegjëza, urime