Çmim OAG për biznes-klasin më të mirë
Linja ajrore lider e Mbretërisë së Bashkuar "British Airways", është vlerësuar me çmimin "Klasi më i mirë i biznesit" dhe
"Linja më e mirë transatlantike" në ndarjen e 26 të çmimeve OAG për industrinë e aviacionit, një vlerësim që për 5 vjet me radhë është mbajtur nga "Continental Airlines". Albion Idirizi, menaxher komercial i "British Airways" për Shqipërinë dhe Kosovën u shpreh se: "Ky është një vlerësim i madh për kabinën tonë të re të klasit të biznesit "Club World" përuruar në nëntor të vitit 2006". Me një investim shumë miliona dollarësh për kompaninë, kabina e re "Club World" u lejon klientëve të përcaktojnë vetë hapësirën e tyre dhe se çfarë duan të bëjnë me të, duke kombinuar elementë të ambienteve të shtëpisë dhe zyrës për të krijuar një hapësirë, sa të rafinuar, aq edhe të rehatshme. Kabina përfshin një poltronë më të gjerë dhe më komode me shtratin në pozicionin "z"; më shumë privatësi, ambient depozitimi që mund të mbajë një seri sendesh, duke përfshirë laptopin, çantë dorë dhe këpucë; kuzhina "Club Kitchen", ku klientët mund të vetë-shërbehen me një sërë produktesh ushqimore, duke filluar nga gjërat e lehta, ëmbëlsirat, dhe pijet mes vakteve të ndryshme; shërbimi audio dhe video sipas kërkesës.