E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi letër Cërvenkovskit: Drejt Evropës

Presidenti i Francës, që tani mban fronin e Bashkimit Evropian, Nikola Sarkozi, i dërgoi një letër presidentit të Maqedonisë 

Branko Cërvenkovski, ku mbështeste anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në letër theksohej se duhet të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë. "Më duket se është e nevojshme që kjo çështje të ndërpresë së paraqituri pengesë për aspiratat legjitime të bashkëqytetarëve tuaj për hyrje në BE dhe NATO. Përpjekjet që i bën ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimiç, e kanë gjithë mbështetjen time. U bëj thirrje, siç u bëra thirrje edhe autoriteteve greke gjatë vizitës sime në Athinë më 6 qershor, dyfish t'i rrisni përpjekjet që këto negociata definitivisht të përfundojnë", shkruante Sarkozi. "Edhe krahas incidenteve që ndodhën gjatë zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia ka mjaft kapacitete demokratike dhe legjitimitet të nevojshëm të vazhdojë me reformat për inkuadrim drejt Evropës", citohej në letër. Ndërkohë, Nikola Gruevski po vazhdon bisedimet me kryetarët e BDI-së Ali Ahmeti, PDSH-së Arbër Xhaferi dhe PAE-së Fiat Canovski, për zgjerimin e shumicës qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›