E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët në pension më shpejt

Autori i Lajmit: red.
“MTKRS me reformën në Artin Skenik synon t i futë keto institucione në një performance ndryshe për të arritur rezultate të larta”, tha dje në një konferencë për shtyp drejtori i Përgjithshëm në këtë ministri Flamur Shehu.
Duke sqaruar sindikatën e artistëve, ai theksoi se "Drafti i Reformës është diskutuar në të gjitha pikat e saj me drejtorët e institucioneve të varësisë dhe sindikatat e Artistëve. Titullarët e institucioneve, pjesë e reformës, kanë firmosur draftin e kësaj reforme, duke shprehur dhe vlerësuar bashkëpunimin me grupin e punës të MTKRS. Po dje drejtorëve të institucioneve dhe sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, u është dërguar një shkresë zyrtare për t u takuar dhe diskutuar me grupin e punës së MTKRS, për të dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mbi draft-propozimin, por asnjë përfaqësues i Sindikatës nuk ka qënë i pranishëm."
Një ditë me parë Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar ka publikuar një deklaratë, ku problem kryesor ka qenë zgjedhja e Bordit Artistik.
Shehu sqaroi se nuk është e vertetë që bordi zgjidhet nga Ministri i Kulturës, "pasi Bordi propozohet nga Drejtori përkatës i institucionit, i cili është dhe kryetar i tij, pasi merr në konsideratë dhe pretendimet e komunitetit të artistëve dhe me pas Ministri miraton kandidaturat."
Ndërkohë Shehu theksoi se është keqinterpretuar nga Sindikata e Artistëve te TK-së edhe zgjedhja e Drejtorëve Artistikë. Sipas tij, grupi i punës i kësaj reforme sqaron se kandidaturat për këtë post propozohen nga drejtori i përgjithshëm i institucionit në bazë të disa kritereve të propozuara nga bordi. Një ose dy kandidatura, ndërsa ministri bën vetëm miratimin e njërës nga kandidaturat.
Gjithashtu Shehu sqaroi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr 432, dt 28.06.2006 (për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijohen nga institucionet buxhetore) ku percaktohet se të ardhurat që institucionet buxhetore realizojnë nga veprimtaria e tyre kryesore dhe nga afrimi i shërbimeve ndaj të tretëve, trajtohen si të ardhura publike dhe derdhen në buxhetin e shtetit.
Por sipas tij, në këtë draft është parë e nevojshme që ndryshimi i kapitaleve fizike të tyre, arkivave, literaturës, shitjeve të biletave dhe ambientet e dhëna me qera, është menduar dhe propozuar në këtë draft që 60 për qind t u kalojë institucioneve dhe 40 shtetit.
"Pozitive- tha Shehu- është se në këtë draft të ri është menduar që artistët, koristët, valltarët dhe instrumentistët e veglave muzikore frymore, t u bëhet e mundur dalja në pension në moshën 50-55 vjeç.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›