Nafta, dje rekordi i ri142,26 dollarë për fuçi
Autori i Lajmit: red.
Çmimi i naftës në bursat botërore arriti çmim të ri rekord prej mbi 142 dollarë për fuçi.
Në tregtimet e djeshme në Bursën në Londër, nafta e lehtë amerikane arriti në 142,26 dollarë për fuçi, ndërsa "brenti" evropian i Detit Verior arriti çmimin prej 142,13 dollarë për fuçi.
Çmimet paraprake rekorde u arritën pasdite kur "brenti" evropian nga Deti Verior arriti çmim prej 141,98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e lehtë amerikane u shtrenjtua në 141,71 dollarë për fuçi.
Analistët vlerësojnë se shtrejtimi drastik i naftës së djeshme ka të bëjë në rënien e vlerës së dollarit pas vendimit të Drejtorisë së Rezervave Federale të mos e ndryshojë rritjen e shkallës kamatore themelore.
Shkak shtesë për rritjen e çmimit të naftës, sipas analistëve, është edhe ndikimi psikologjik në deklaratën e kryesuseit të Organizatës së vendeve të ekportit të naftës (OPEK), ministri algjerian për energji, Çakib Helil, i cili vlerësoi se këtë vit "ari i zi" do të shtrejtohet në 170 dollarë për fuçi, si rezultat i dollarit të dobët dhe tendecave gjeopolitike.
"Parashikoj se çmimi i naftës gjatë verës me siguri do të jetë midis 150 dhe 170 dollarëve, në të cilën do të lirohet deri në fund të vitit", tha Helil në intervistën për televizionit France 24.
Ai e përsëriti qëndrimin e parashtruar paraprak të OPEK-ut se çmimet e larta të naftës nuk ka të bëjnë në mungesën e saj në tregjet botërore, por nga faktorë të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me ofertën dhe kërkesën.
"Nëse me siguri ka nevojë për sasi plotësuese të naftës, OPEK-u do t i përmbush ato nevoja", thekson Helil, duke shtuar se rezervat globale të "arit të zi" janë të mjaftueshme në 50 vitet e ardhshme.
Helil theksoi se nuk pret çmimi i naftës të arrijë 200 dollarë, siç parashikojnë disa analistë, por ajo do të varet nga rastet në Iran, prodhuesi i dytë më i madh i naftës në suazat e OPEK-ut pas Arabisë Saudite.
Sipas tij, presionet rreth Iranit do të bëjnë që ky vend ta ndërpresë prodhimin e naftës, ndërsa çmimet me siguri do të rriten "në 200, 300 ose 400 dollarë".
Si pasojë e krizës me kreditë hipotekare në SHBA dhe tensionet në rajonet e pasura me naftë, çmimet janë dyfish më të mëdha në krahasim me një vit më parë, duke shkaktuar protesta në mbarë botën dhe frikë nga recesioni i ekonomisë globale.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008