Galeria rikthen“realizmin socialist”
Autori i Lajmit: red.
Galeria Kombëtare e Arteve, institucioni më i madh i artit viziv në Shqipëri, do të bëjë ndryshime në rikonceptimin e pavioneve në rend kronologjik dhe tematik të historisë së artit të vendit tonë. Mbi bazë të një projekti ajo do të paraqitet me një fytyrë të re që pas tetorit (2008) me një fond prej 4.000 pikturash, që do të ekspozohen për dashamirësit e artit viziv.
Drejtori i këtij institucioni Rubens Shima dhe kuruesit e këtij projekti, po studiojnë të gjithë hapat e procedimit për të mos eliminuar gjurmët narrative të kohës të këtij institucioni.
“Ndërhyrja në ambientet brenda galerisë do të bëhet me kujdes për të konservuar stilin e veçantë që është projektuar, 34 vjet më parë nga arkitekti Enver Paja, u shpreh për mediat, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima, duke shtuar se “çdo trashëgimi e kësaj godine do të ruhet dhe çdo lloj ndërhyrje do bëhet me shumë kujdes që të ruhen maksimalisht gjurmët kohës”.
Shima cilësoi se “roli i këtij institucioni është të tregojë periudhat artistike ku arti shqiptar ka kaluar, pavarësisht ngjarjeve historike që kanë ndodhur.
Sipas tij rëndësi ka edhe rikonceptimi i ri i pavioneve ekzistuese, kështu pavioni i Periudhës së Pavarësisë do të pagëzohet me emrin Periudha Romantike e artit shqiptar, pasi pikturat e shek XX-të kanë një konceptim dhe element të dukshëm të periudhës së romanticizmit. Përsa i përket pavionit të Ikonografisë do zëvendësohet me pavionin e Realizmit Socialst, ndërsa kati tretë dhe i fundit, do t i kushtohet veprave që i përkasin periudhës Moderniste.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008