E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, çdo ditë 200 fëmijë në spital

Autori i Lajmit: red.
Temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Numri i fëmijëve që paraqitet çdo ditë në shërbimin e pediatrisë në QSUT, mesatarisht rezulton të jetë 200 në ditë, të cilët pas marrjes së konsultës mjekësore largohen në shtëpitë e tyre. Ndërsa sipas të dhënave nga shërbimi i infektivit, çdo ditë paraqiten 40-50, edhe këta ambulatorë. Numri i vizitave në këto ditë të nxehta rezulton të jetë i lartë dhe në shërbimin dermatologjik, ku pacientë të moshave të ndryshme paraqiten me probleme në lëkurë. Burime zyrtare nga QSUT thanë dje se ky fluks konsiderohet normal për stinën. Ata nënvizuan se pacientët e paraqitur janë ambulatorë dhe, pasi marrin konsulencë mjekësore dhe këshillat përkatëse, largohen në shtëpitë e tyre. Në këto ditë të nxehta, mjekët kanë këshilluar pacientët që të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe fruta për të shmangur problemet e stinës. Ndër këshillat e tjera përmenden dhe kujdesi ndaj ushqimeve që konsumohen.

Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›