E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantë, notat e matematikes dalin të hënën

Autori i Lajmit: red.
Rezulatatet e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, testit të Matematikës, pritet të shpallen në fillim të javës së ardhshme. Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) bëri të ditur se korrigjimi i testeve përfundoi dje, ndërkohë që në ditët në vijim provimet e korrigjuara do t i nënshrtrohen procesit të bashkërendimit (Matching) të rezultateve të sekretuara me emrat e maturantëve. Testet e maturantëve, pasi fillon provimi, sekretohen (pajisen me një bar-kod), i cili përbën identitetin e çdo maturanti. Në këtë mënyrë, mësuesit (apo asnjë zyrtar tjetër) gjatë procesit të vlerësimit të testeve, për shkak të bar-kodit nuk njihen me identitetin e maturantëve dhe mund të kryejnë një vlerësim objektiv të tyre. Me përfundimin e vlerësimit, testet e maturantëve do të shkodohen, një proces që kryhet vetëm përmes kompjuterit. Ky proces kryhet nga dy institucione të ndryshme AVA dhe APRIAL, njëra përmban bar-kodet e maturantëve dhe emrat, ndërsa tjetra bar-kodet e maturantëve dhe pikët. Pas vlerësimit të testeve, një komision i përbërë si më sipër kryen procesin e bashkërendimit të rezultateve të sekretuara me emrat e maturantëve, pra përputhjen e të dhënave të AVA dhe APRIAL, të emrave me pikët. Anëtarët e komisionit të Matching marrin rezultatet të bashkërenduara me emrat e maturantëve në një kompakdisk (CD), vetëm të lexueshëm, me të gjithë emrat dhe rezultatet e maturantëve. Nga një CD e tillë do t i dorëzohet edhe ministrit, dy zv/ministrave dhe sekretarit të Përgjithshëm të MASH. Pas këtij procesi, rezultatet u shpërndahen drejtorive arsimore për t u afishuar në shkolla.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›