Artistët nga Kosova, një ekspozitë në Bruksel
Në galerinë e Komunës së Skarrbegut në Bruksel është çelur një ekspozitë e artistëve nga Kosova. Organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Komuna e Skarrbegut, pak ditë më parë u ekspozuan punimet e Agim Rudit, Isa Alimusajt, Avni Currit, Sabedin Etemit, Avni Behlulit, Liridona Gjukës, Shyqri Nimanit, Muhamet Ahmetit, Xhevdet Pantinës, Nebih Muriqit, Al Podrimës, Gani Gashit, Majlinda Kelmendit dhe Ylber Krasniqit. Pikturat e artistëve nga Kosova u vlerësuan si vepra me vlera të mirëfillta evropiane. Pjesëmarrës në ekspozitë ka qenë edhe ministri i Kulturës së Kosovës, Valton Beqirit, i cili tha se është e rëndësishme që këta artistë të njihen si përfaqësues të shtetit më të ri në botë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës, Xhevdet Pantina. Sipas tij, kjo lloj ekspozite do të jetë tradicionale për çdo dy vjet. Artistët kosovarë do të ekspozojnë në Bruksel dhe artistët belg në Prishtinë.