Tatiana: Nuk më ka marrë malli për mamanë time
E qetë, pa asnjë debat, kështu ka kaluar një tjetër ditë për banorët e “Big Brother”-it. Kjo i ka rënë në sy Tatianës, e cila i ka thënë Kikës se duhet të bëjnë diçka për ta prishur këtë qetësi në të cilën kanë rënë banorët.
Jetmiri dhe Mandi debatojnëJetmiri dhe Mandi debatojnë për një kohë të gjatë për shprehjen e Mandit gjatë spektaklit dhe bindjet politike. Ndër të tjera, Jetmiri gjen momentin dhe ia thotë në sy Mandit se shpeshherë ka bërë ndarjen mes Tiranës dhe krahinave të tjera dhe kryesisht ndaj Labërisë dhe Vlorës. Mandi i thotë se ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë ndarje. Jetmiri i thotë se shpesh, Mandi i ka thënë shumë batuta atij, duke e quajtur “labi” dhe këtë ai e ka marrë si tallje ndaj tij personalisht dhe ndaj krahinës nga ai vjen. Mandi ngre zërin dhe i kërkon Jetmirit që t’i përmendë një rast ku ai e ka bërë këtë. Jetmiri i thotë se ai ia ka thënë disa herë se atij i ka ngelur mendja vetëm te ‘97-a. Mandi, gjatë disa debateve, ka thënë se në Vlorë peshqit mungojnë ngaqë aty peshkohet me dinamit dhe tritol. Këto dhe shprehjet e tjera për Tiranën janë disa nga gjërat që Jetmirit i janë dukur të qëllimshme nga Mandi. Mandi i thotë se ai ka bërë shaka me të dhe jo me Labërinë. Jetmiri, duke parë nervozizmin e Mandit, i thotë se ai i kërkon falje që ka krijuar këtë mendim që sipas Mandit është i gabuar. Jetmiri i kërkon mundësinë Mandit që në ditët në vazhdim të rrinë më pranë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin, dhe Mandi ia kthen se ai nuk afrohet me këdo, megjithatë Mirit do t’ia japë këtë mundësi.
Komente për debatinPas diskutimit me Mandin, Jetmiri bisedon me Erionin. Ata flasin për mënyrën e reagimit të Mandit. Të dy djemtë nuk e gjykojnë si të gabuar faktin që Mandi nuk ka krijuar shoqëri me Jetmirin sepse, sipas tyre, njerëzit janë të ndryshëm dhe gjykojnë ndryshe, por thonë që duhet të përpiqesh që fillimisht të njohësh një njeri, duke u afruar me të dhe më pas mund të krijosh distancë. Pas kësaj bisede, edhe ata futen brenda, pasi tashmë darka është gati.
Banorët luajnë me pantomimaPasi mbarojnë së ngrëni darkën, banorët kërkojnë që të luajnë. Kështu ata ulen në sallon dhe vendosin që të luajnë me pantomima. Këtë lojë, banorët e kanë bërë disa herë më parë. Ata ndahen në dy grupe. Njëri grup përbëhet nga Jetmiri, Domenika dhe Manal, ndërsa tjetri nga Mandi, Tatiana dhe Erioni.
Tatiana: Nuk më ka marrë malli për mamanë timeTatiana shkon në dhomën e gjumit dhe bisedon me Klodin. Vajza e pyet për nipërit e tij. Pas Klodi i tregon për ta, e pyet Tatin nëse e ka marrë malli për nënën. Ajo i thotë se për nënën e saj që ka në Itali nuk e ka marrë malli, ndërsa për nënën e ish të dashurit në Laç, të cilën ajo e quan “mami”, e ka marrë shumë malli. Klodi e pyet se përse Tatiana nuk i ka raportet e mira me nënën. Tatiana i përgjigjet se ajo nuk i ka ndier asnjëherë përkëdheljet e saj, edhe pse nuk e vë në dyshim që ajo e do. Klodi i thotë se kjo mund të ketë ndodhur pasi nënës i është dashur të punojë shumë, ndërsa Tati thotë se ajo ka punuar për vete, jo për të. Vajza tregon se me njerkun ka marrëdhënie më të mira sesa me nënën. Klodi e këshillon që të përpiqet që të afrohet me të, por Tatiana thotë se nënë nuk quhet vetëm ajo që të lind. Tatiana i shpjegon Klodit se nëna e saj nuk i ka qëndruar pranë, kur ajo kishte më shumë nevojë.
Seldi dhe Domi, të sëmurë prej dashurisëMuzika romantike në sfond i vë një pjesë të banorëve në mendime. Kështu, edhe Seldi, Domenika e Klodi, të shtrirë pranë njëri-tjetrit, nuk flasin. Ai që thyen akullin është Klodi, i cili ka vënë re një raport disi të çuditshëm mes Domit dhe Seldit dhe për ta ndryshuar këtë gjë, shpreh dëshirën për t’u përgatitur nga një freskuese të dyve. Domenika e pyet fillimisht Klodin e më pas vetë Seldin nëse ka temperaturë, nisur nga dëshira e Klodit për pije freskuese. Seldi ia kthen se është mirë, ndërsa Klodi thotë se Seldi ka temperaturë nga dashuria, madje temperaturë të brendshme që nuk dallohet. Seldi duket edhe më i heshtur kur Miri vjen të thërrasë Domenikën, për të luajtur në piano. Klodi ndërhyn menjëherë, duke thënë se edhe ajo ka pak temperaturë nga dashuria dhe Domi ia kthen se ka pak, pasi realisht ka vënë termometrin. Klodi shpreh dëshirën që të shkojnë e të luajnë në piano, por Seldi e kundërshton duke u justifikuar se do donte të ishin vetëm të tre, sepse me të tjerët rrotull, do krijohej zhurmë e nuk do fitonin kënaqësinë e duhur në piano. Ai shton se e thotë këtë gjë pa të keq, duke u justifikuar sërish se do qetësi e ta ndiejë muzikën. Domi kthehet nga ai dhe thotë se nëse ai e ndjen se kush i bie, muzika mbetet e bukur, pavarësisht se kush është pranë. Klodi mendon se Seldi do që të luajë vetëm me të në piano dhe Domi ia kthen se këtë gjë e kupton, por nuk është nevoja që t’ia thotë ai, por vetë Seldi. Ai afrohet ta puthë dhe Domi pas pak shkon te të tjerët që e presin.
Pranë pianos për spektakëlTek pianoja ulen Miri, Domi dhe Erioni, të cilët fillojnë shoë-n e mbrëmjes. Fillimisht, Domenika e shoqëruar nga Erioni, luajnë në piano. Pastaj vendet ndërrohen dhe radha i vjen Erionit të tregojë një ngjarje. Domenika i shoqëron të dy djemtë, duke ia përshtatur më së miri historive të tyre muzikën, duke e bërë shumë argëtues momentin. Banorët bëjnë një pushim dhe Domi shkon prapë pranë Klodit dhe Seldit, duke i treguar diçka nga spektakli i tyre. Me ta bashkohet edhe Erioni dhe të dy tregojnë se po prekin kryesisht tema sociale nga jeta e përditshme dhe urojnë që të paktën të kenë përcjellë disa mesazhe. Domi fton edhe Seldin që të luajë me ta, por ai refuzon, duke thënë se nuk e ndjen për momentin. Domi e pyet nëse nuk dëshiron tani, apo nuk i pëlqen fare kjo gjë, por ai përsërit se për momentin nuk do. Domenika tregon se tani është radha e Hakiut për të treguar diçka. Hakiu afrohet dhe reciton plot ndjenjë një poezi e pas saj edhe disa pjesë proze.
Banorët rrëfejnë përvojat e veçantaJona, Mandi dhe Tatiana nisin një bisedë për traditat dhe zakonet që kanë banorët e Afrikës së Jugut. Jona fillon të tregojë disa zakone, duke i krahasuar ato me zakonet shqiptare. Ajo flet për një dasmë në të cilën ka marrë pjesë dhe tregon disa detaje karakteristike të krahasuara me traditat shqiptare, për t’ia bërë edhe Tatianës më të kuptueshme. Mandit i pëlqen kjo temë dhe e pyet Jonën edhe për mënyrën e jetesës së njerëzve atje, se si ishin të ndërtuar qytetet, për zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë. Pranë tyre vjen edhe Seldi, i cili e kthen bisedën me humor, ndërsa Klodi i kërkon Jonës t’i tregojë diçka nga jeta e saj, për studimet që ka kryer apo njohjen me të dashurin e saj, duke e kthyer sërish bisedën serioze. Jona i tregon për studimet në fushën e gazetarisë. Biseda fut në brendësi edhe banorët e tjerë, kur Jona tregon për pasionin e të dashurit të saj për pilotimin e aeroplanëve të vegjël dhe udhëtimet që ka bërë me të. Ajo e quan këtë një përvojë të veçantë, ndërsa Klodi tregon se gjithashtu ka përjetuar një eksperiencë të tillë, gjë që Mandit i duket e frikshme. Jona tregon edhe hobin e saj që janë udhëtimet, të cilin ka arritur ta realizojë herë pas here.
Hakiu, i mërzitur prej reagimeveHakiu kujton reagimin e banorëve kur dëgjuan se ai kishte thënë në dhomën e rrëfimit se është më i miri. U ndien të zhgënjyer e madje edhe e nominuan. “Kur kjo të ndodh këtu, mendoje jashtë”, ia kthen Miri. Hakiu vazhdon të thotë se këta banorë që u zhgënjyen prej tij, vetëm për atë fjalë, harruan çdo gjë që ai kishte thënë e bërë më parë për ta. Sipas Mirit, ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Kika shprehet se deri tani, të gjithë së bashku kanë ndërtuar diçka për këtë minikomunitet ku jetojnë dhe në një moment që mendon vetëm për veten, pjesa tjetër t’i rrëzon poshtë të gjitha ato qe ke ndërtuar me ta. Miri i tregon se mënyra se si ia tha Erioni, ishte sikur po kërkonte mbështetjen e tij në këtë revoltë ndaj Hakiut dhe ngeli keq kur ai nuk reagoi fare. Miri mendon se çdo njeri i kupton gjërat sipas këndvështrimit të vetë, ndaj dhe duhen pranuar ashtu.
Tatiana: Shumë qetësi, duhet të bëjmë diçkaTatiana i thotë Kikës që të mundohen të bëjnë diçka, sepse janë shumë në qetësi dhe i kërkon mendim atij se çfarë mund të bëjnë. Hakiu e pyet se çfarë kërkon ajo që të bëjnë dhe Tatiana i përgjigjet “po ju bëni ndonjë ‘grusht’ se nuk keni bërë fare”. Kika i thotë që ta nisë ajo e para dhe më pas e pyet se kujt në shtëpi Tatiana do t’i jepte një “grusht”. Tatiana, pasi mendohet, i thotë se janë shumë dhe përmend Kikën të parin me shaka dhe më pas Klodin, për arsye se sipas saj mërzitet shpejt. Pas tij “grushti” tjetër do të shkonte për Manal, sepse ajo qesh me zë të lartë, çka e acaron Tatianën. Së fundmi, ajo do t’i jepte një “grusht” edhe Jetmirit, sepse ka disa momente që Tatianës nuk i pëlqejnë reagimet dhe sjelljet e tij. Më pas, vajza i bën të njëjtën pyetje Hakiut dhe ai i përgjigjet se nuk është nga ata që bën “grushte”.
#