Artistët shqiptarë në "Festivalin e Kulturave"
Në nëntë ditë, muzikë, takime, ekspozita, valle, kinema, teatër e gjithçka tjetër arti mund të ofrojë. Në Ravena të Italisë, do të mbahet "Festivali i kulturave", i cili do të nisë më 30 maj për të përfunduar më 7 qershor. Në një javë është programuar të zhvillohen 12 koncerte dhe 5 spektakle me valle tradicionale.
Mes shumë vendeve pjesëmarrëse, Shqipëria do të jetë në rolin e të ftuarës së nderit. Në tri ditë, vendi ynë do të përfaqësohet prej valltarëve Lili Cingu dhe Rexhep Çeliku, me aktorin e njohur Mirush Kabashi dhe me këngëtaren Fatime Ymeri. Gjithashtu, do të marrë pjesë edhe Orkestra e Shkodrës, ndërsa nuk do të mungojë edhe një ekspozitë interesante me foto të dinastisë "Marubi" titulluar "Shkruar në dritë" (Shqipëria në 100 vite në foto 1850-1950). Të ftuarit dhe pjesëmarrësit në këtë festival do të shijojnë gjithashtu edhe gastronominë shqiptare. Përgjatë ditëve kur do të zhvillohet "Festivali i kulturave" në Ravena, nuk do të mungojnë këngët, ekspozitat e ndryshme apo edhe shfaqjet e dokumentarëve.