"Muskultieri" i Karlës: "Më shpëtoi jetën"
Frenk Demules, prej dhjetë vjetësh, është asistent i Karla Brunit. Tani, përmes një libri, ai tregon se si arriti të linte drogën e t‘i rikthehej jetës normale. "Pa të do të kisha mbetur një i droguar, që pa gruan të vdiste nga SIDA"
"Pa Karlën, askush nuk do të kujtohej për mua. Do të kisha mbretur përgjithmonë një i droguar, që pa gruan të vdiste nga SIDA, djali i çmendur dhe i papërgjegjshëm: me pak fjalë tipi i mashkullit me të cilin nuk të pëlqen të bisedosh". Frenk Demules pret në një bar-kafe në fund të rrugës "Bosio". Në fund të kësaj rruge ndodhet shtëpiza ku Nikolas Sarkozi shkon çdo natë me të shoqen. "Karla po del tani", thotë Frenk, ndërsa përshëndet rojet e saj.
Frenk është hija e Karlës, asistenti i saj personal prej dhjetë vjetësh që bën gjithçka. Ka ndjekur hap pas hapi transformimin e ish-modeles, fillimisht në një kantautore moderne, më pas në Zonjë të Parë. "Mënyra e vetme për të bërë punën time është që të ndihem si mulskultieri ‘i mbretëreshës‘, duke qenë i devotshëm ndaj saj dhe duke mbrojtur atë dhe të gjithë familjen. Kur ia them këtë gjë, Karla qesh. Ajo shprehet se kjo metodë që po përdor është demode, por tani e di se është e vërtetë".
Në fytyrën e tij reflektohen të gjitha vuajtjet që ka hequr në jetë. Ka një makinë "Mercedes" shumë të pisët dhe të mbushur me lëkura qeni ("Më falni për pisllëkun, e di që duhet larë"). Mban xhup dhe pantallona lëkure të zeza. Ha çamçakëz, më pas pi cigare, ose i bën të dyja njëkohësisht. "Që kur shkrova librin kam filluar të pi dy paketa në ditë".
Në moshën 42-vjeçare, Frenk ka vendosur të tregojë historinë e jetës së tij. Por ajo që të gjithë duan të dinë - Mik Xheger i ulur në rreshtin e parë në koncertet e Karlës, darkat me Naomi Kempbëll nën dritën e qiriut ose "takimi i jetës" me Presidentin - është shkruar në atë libër, në ato pak rreshta. Historia e Frenk Demules nuk është një shëtitje mes yjeve, por një udhëtim në ferr (ky është edhe titulli i autobiografisë).
Në moshën 10-vjeçare përfundoi në duart e një pedofili, gazetarit të "Libération", Kristian Henion. "Ishin vitet ‘70, kujton ai, një shpërthim lirie dhe tolerance". E ëma e Frenkut, militante maoiste, jetonte në një komunë të vogël dhe Henion i premtoi se do të merrej me edukimin e Frenkut. Por, fshehurazi abuzoi me të për shtatë vjet me radhë. Pas kësaj situate shokuese, Frenku pati një shans tjetër. Takoi Izabelën, aktoren bukuroshe e cila bashkëjetonte me një industrialist. Frenku dhe Izabela u martuan dhe sollën në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Pandora. Kaluan disa muaj dhe Izabela zbuloi se ishte zeropozitive. Kështu filloi agonia. Pas vdekjes së Izabelës, Frenku nuk e mori më veten. Eksperimentonte gjithçka: drogë, alkool, prostitucion, burg. "Mbijetova vetëm prej vajzës". Karla Bruni e "adoptoi" dhjetë vite më parë, kur ishte mysafire në shtëpinë e motrës, Valerias. E futi në botën e bukur të modës, madje paguante edhe një pjesë të parave për studimin e Pandoras.
Libri që ka shkruar Frenku të mallëngjen, edhe pse ai është gjithmonë kritik ndaj vetes. Nuk kënaqet kurrë me punën e tij. "Sapo përfundova së shkruari librin, e lashë dorëshkrimin mbi pianon e Karlës, me qëllim që ta lexonte dhe më pas të bënte ndonjë korrigjim, por ajo nuk më tha asgjë. Mendoj se e ka lexuar librin pas publikimit", tregon Frenku.
Disa dashakeqës mendonin se Presidentit nuk do t‘i vinte mirë që ky libër tregon ngjarjet e vitit 1968. "Por kujdes mos u keqkuptoni, thotë Demules, ky libër nuk është një gjyq kundër një brezi. Përkundrazi. Gjatë atyre viteve, ‘Libération‘ ishte shtëpia ime. Kam pasur mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm". Së bashku me "tutorin" e tij, Frenku frekuentonte politikanë dhe intelektualë të epokës, si Alain Geismar dhe Feliks Guatarin. "Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka pyetur kurrë se pse një djalë i vogël 12-vjeçar flinte me një burrë 20 vjet më të madh". Në funeralin e Henion, në vitin 1999, drejtori i atëhershëm i "Libération", Serge Zhuli, e përqafoi përpara të gjithëve. Kur Frenku vendosi të "çlirohej nga i vëllai", i kërkoi ndihmë kritikut të muzikës, Ludovik Perrin.
Sot Frenki ka shumë miq që e përkrahin dhe një numër të madh kureshtarësh që e kërkojnë për t‘i bërë pyetje. Mban axhendën personale të Zonjës së Parë, i di të gjitha lëvizjet e saj, ndoshta mund t‘ia lexojë edhe mendimet. Kur u fejua me Sarkozinë, në fund të vitit 2007, Bruni e ruajti sekretin për disa javë deri sa një ditë i tha "muskultierit" që ta linte përpara Elizeut. Pas disa minutash, ra zilja e telefonit. "Frenk, do të më pëlqente t‘ju njihja", tha Sarkozi. Demules hyri në pallatin presidencial me një makinë të vjetër dhe qenin në bagazh.
Ai që gjithmonë i ka pasur frikë policët, tani bashkëjeton me shërbimet e sigurisë. "Edhe pse nuk kam asgjë për të fshehur, të them të drejtën, gjithmonë kam pak frikë". Jeta e tij vazhdon të jetë shumë "e fortë". Për vitin e ri, motrat e Karlës vendosën ta çonin në një klinikë dizintoksikimi. Ato i propozuan qendrën e mikut të tyre, Erik Klepton, në Karaibe. Por meqenëse ishte pak larg, vendosi të trajtohej në një qendër në Paris. Ka pak kohë që ka dalë nga klinika dhe shpreson që një ditë të jetë normalizuar krejtësisht. "Karla më shpëtoi, përsërit Frenk, dhe unë e dua shumë. Të takosh një ‘mbretëreshë‘ në ferr, sigurisht, të ndihmon".