Drogë dhe racizëm, skandal në Harvard
Çfarë po ndodh në Universitetin e Harvardit? Për herë të parë, universiteti më prestigjioz amerikan është në qendër të vëmendjes për motive të gabuara: një krim që ka ndodhur në një prej godinave, lulëzimi i trafikut të drogës mes studentëve dhe një akuzë e rëndë racizmi që ka ndryshuar reagimin e autoriteteve akademike. Kjo çështje e ndërlikuar ka filluar më 18 maj, kur 21-vjeçari Justin Cosby, i dyshuar për shitje droge, u qëllua me një plumb në stomak një pasdite brenda "Kirkland House".
Cosby nuk ishte nxënës në Harvard, por jetonte në Kembrixh. I akuzuar për vrasjen është njujorkezi Jordan Copney, 20 vjeç, student në Harvard dhe autor tekstesh muzikore.
Sipas hetimeve, Copney e ka vrarë Cosby-n sepse i kishte vjedhur marijuanën dhe njëmijë dollarë që viktima kishte sipër. Vrasësi është futur në konvikt, falë fjalëkalimit që i ka dhënë një student. Por në këtë pikë, historia ka marrë një tjetër drejtim, të papritur dhe shkatërrues për universitetin, që konsiderohet një zonë e madhe sigurie.
Edhe pse askush tjetër, përveç Copney-t, nuk është i akuzuar për bashkëpunim, një javë më parë, autoritetet e Harvardit kanë larguar menjëherë nga universiteti 21-vjeçaren Chanequa Campbell, edhe ajo nga Nju Jorku, studentja shembullore që ka hyrë në Harvard falë dy bursave të "New York Times" dhe "Coca Cola"-s. Pa i dhënë asnjë shpjegim, autoritetet i kanë lënë pak orë në dispozicion për të mbledhur gjërat e saj dhe për t‘u larguar nga dhoma. E vetmja lidhje indirekte me vrasjen është se Campbell ka pasur miqësi të ngushtë me të fejuarën e Copney-t. Largimi i saj nga universiteti do të thotë se ajo nuk do të mund të diplomohet këtë vit.
Vajza mendon se është e pafat, duke përjashtuar faktin që mendojnë autoritetet e Harvardit ("që po mbrojnë") dhe duke lëshuar akuza të rënda: "Mendoj se më kanë larguar nga shkolla për faktin se jam zezake dhe e varfër dhe kjo që po them është e sinqertë. Vij nga Nju Jorku, nuk eci bukur dhe vishem thjeshtë. Kam diçka që më etiketon ndryshe nga tjerët".
Dyshimi se mund të ketë qenë ajo që i ka dhënë fjalëkalimin elektronik vrasësit, është përgënjeshtruar nga avokati i Campbell. Jeffrey Karp ka shpjeguar se ditën e krimit, studentja ishte në një provim dhe se jeton në një godinë tjetër të "Kirkland House", larg vendngjarjes. Avokatja nuk e ka përjashtuar faktin që studentja mund ta hedhë në gjyq Harvardin.
Gerard Leone, zëvendësprokurori që ndjek çështjen, ka thënë (pa përmendur emra) se dy studente kishin lidhje me Copney-n dhe Cosby-n, që më pas ky i fundit u shiste drogën. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Leone, Copney kishte shkuar në Kembrixh me planin për të vjedhur Cosby-n, i cili ishte i paarmatosur. Vjedhja në tentativë do të degjeneronte si pasojë e rezistencës së këtij të fundit, përballë të cilit Copney do të qëllonte me pistoletë disa herë. I plagosur, Cosby ka tentuar të arratiset, por rrugës është rrëzuar. Ai vdiq disa orë më vonë në spital. Viktima kishte shumë miq në konvikt, të cilët i vizitonte shpesh, duke u shpërndarë drogë.
Për Harvardin, kjo është një fatkeqësi e madhe. Nëse ky krim hap një "plagë" për konsumin e lëndëve narkotike brenda godinave të universitetit, atëherë akuza e racizmit i forcon pëshpërimat dhe zërat që qarkullojnë prej kohësh.
Në një raport të kohëve të fundit, një grup ekspertësh ka vendosur të verifikojë akuzën që policia e konviktit e ndalon shpesh dhe pa arsye hyrjen e personave me ngjyrë, thjesht për faktin se janë zezakë. Afro-amerikanët përbëjnë 11 për qind të së gjithë popullsisë së universitetit.