E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhamet Muça "Nder i Qytetit"

U dekorua dje me titullin "Nder i Qytetit" i Librazhdit regjisori Muhamet Muça. Bashkia e qytetit të Librazhdit e ka vlerësuar me këtë titull tri vite pasi është ndarë nga jeta. Në një ceremoni, regjisori dhe aktori Muhamet Muça është përkujtuar nëpërmjet roleve të tij në filmat "Operacion Zjarri", "Thirrja", "Njësiti gueril", "Të shoh në sy", "Eja", "Dy krisma në Paris", "Fatprerët" (film i realizuar në Maqedoni) etj. Për një kohë të gjatë Muhamet Muça ka dhënë kontributin e tij në Shtëpinë e Kulturës së Librazhdit. Propozimi për dekorimin e këtij artisti ka ardhur pas kërkesës që shoqata kulturore e këtij qyteti i ka drejtuar bashkisë. Titulli iu dorëzua bashkëshortes së të ndjerit, Muhamet Muça.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›