“Artur Carja është gjallë, do e kthejmë në shtëpi”

07/02/2005 Sinjale pozitive për gjetjen e 9-vjeçarit të zhdukur prej muajsh
“Ngjarja e dytë e rëndë për vitin 2004, që është klasifikuar nga policia si zhdukje dhe rrëmbim personi, ka qenë humbja e fëmijës 9-vjeçar Artur Carja. Shpesh jemi akuzuar për mungesë efektiviteti, por policia e ka zhvilluar detyrën e saj në maksimum”
ELBASAN - Artur Carja, fëmija 9-vjeçar i zhdukur që prej muajit korrik të vitit 2004, në Elbasan, është gjallë. Kështu shprehet Ahmet Bala, shefi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit.
“Lajmi i mirë, mund të konsiderohet të paktën si i tillë, është se fëmija Artur Carja është gjallë. Ka informacione për vendndodhjen e tij dhe janë në vazhdim hetimet së bashku me prokurorinë e rrethit për të kthyer 9-vjeçarin pranë familjes”, shprehet Bala. Për kryepolicin e Elbasanit, kjo sigurisht që është një ngjarje e rëndë dhe mjaft delikate, ndaj edhe informacionet janë të rezervuara.
Duke folur për këtë ngjarje, Bala, është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e policisë.
“Ngjarja e dytë e rëndë për vitin 2004, që është klasifikuar nga policia si zhdukje dhe rrëmbim personi, ka qenë humbja e fëmijës 9-vjeçar Artur Carja. Shpesh jemi akuzuar për mungesë efektiviteti, por policia e ka zhvilluar detyrën e saj në maksimum”, shprehet Bala.
Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik të vitit 2004, kur fëmija është parë për herë të fundit rreth mesditës, por deklarimi si i humbur i familjes ka ardhur disa orë me vonë. Kjo, sipas Ahmet Balës, e ka vështirësuar disi punën e policisë për gjetjen e tij menjëherë.
“Faktori kohë ka bërë që të humbasim pikë dhe si përfundim fëmija mund të ishte larguar gjatë kohës që familja nuk e shpalli me anë të policisë të humbur. Me të marrë denoncimin, kemi ushtruar kontrolle në të gjitha vendet e përcaktuara të rrezikshme, si edhe në ndërtesat e braktisura. Menjëherë, i mituri Artur Carja është shpallur në kërkim nga të gjtiha komisariatet e vendit dhe Interpoli në nivelin ndërkombëtar, por sërish informacionet kanë qenë të vakta dhe pa asnjë mbështetje. Janë vendosur fotografitë e fëmijës në të gjitha pikat e kalimit kufitar, tokësor, detar dhe ajëror. Jemi munduar që të qëndrojmë në kontakte gjatë gjithë kohës me familjen dhe me çfarëdolloj informacioni të mbërritur edhe nga mediat për të gjetur fëmijën”, saktëson Bala.