“Çamëria” përkujton 80-vjetorin e vrasjes së Salih Çekës
07/02/2005 Drejtori i Normales së Elbasanit, u vra në oborrin e shkollës
ELBASAN - Antarë të shoqatës “Çamëria” në qytetin e Elbasanit, kanë përkujtuar 80-vjetorin e vrasjes së mësuesit Salih Çeka, i shpallur “Martir i Demokracisë”.
Disa veprimtari të udhëhequra nga drejtues të shoqërisë atdhetare-politike, kanë patur grumbullimin te lapidarin kushtuar Çekës në Belësh, në vendin e quajtur kodra e mësuesit, për nder të tij. Më pas, jo vetëm anëtarë por edhe familja e mësuesit e populli, kanë vazhduar në varrezat e dëshmorëve, ku ndodhet edhe varri i tij duke vendosur buqeta me lule. Veprimaritë nuk do të ndaleshin aty, kur një takim shkencor konturoi edhe figurën e njeriut i cili për kontributin e tij si mësues, u vlerësua nga ish- normalistët, ndërsa për kontributin atdhetar, do të përcaktohej nga profesori Sul Dedei.
Salih Çeka, i cili u vra 80 vjet më parë në afërsi të shkollës ku jepte mësim, lindi në Filat të Çamërisë, dhe ishte një nga figurat e kësaj treve, që kontribuoi në arsimin shqip duke qënë nxënës dhe më pas, drejtori i Normales.
Sot, një ndër shkollat profesionale të Elbasanit, mban emrin e tij, ndërsa këshilli bashkiak i Elbasanit, e ka shpallur “Qytetar Nderi”, për kontributin dhe meritat e tij që e bënë të pavdekshme figurën e personalitetit me shpirt çam por me kontribut elbasanas.