Kinema “13 Shtatori”,“Milenium” për Beratin

07/02/2005 Bashkia s’ka 500 milionë lekë, e jep me qera
BERAT - Pas 15 vjetësh të një pushimi të gjatë, kinema “13 Shtatori”, e cila ndodhet në qendër të qytetit muze të Beratit, do të jepet me qera për një kohë të papërcaktuar. Burime zyrtare të Bashksië së Qytetit, kanë sqaruar se, kinemaja do të restaurohet dhe do të shndërrohet në një “Milenium” për Beratin, ndërsa parashikohet që deri në 20 vjet të jepet me qera.
Ka qenë një kërkesë e një grupi investitorësh, që kanë hapur edhe një kinema ”Milenium” në Kuçovë, të cilët i kanë kërkuar këshillit të bashkisë të qytetit, që tu japin me qira për një kohë të papërcaktuar, por sipas ligjit, godinën e kinemasë, të cilën do ta vënë menjëherë në punë, pas rikonstruksionit total që do t’i bëjnë komplet ambjeteve të saj.
Kjo kërkesë, është diskutuar dy ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak, dhe është vendosur që kinemaja “13 Shtatori”, të jepet me qera, por që më parë, duhet të bëhet një projekt për të parashikuar të gjitha hollësitë e dhënies të kinemasë me qera, duke zbatuar proçedurat ligjore.
Kinema “13 Shtatori” është ndërtuar në vitin 1980, dhe ka funksionuar për rreth 10 vjet si kinema. Në brendësi ajo ka një sallë të madhe me mbi 750 vende, ka dy ambjente shlodhëse, një paradhomë dhe një sportel me dy dhoma të shitjes së biletave. Ndërsa, në katin e dytë, kinemaja ka një sallë mbledhjesh me rreth 80 vende, si dhe ambjente të tjera për administratën e publikun.