E Hënë, 2 Nëntor 2026

S’ka fonde bashkia,përmbytet lagja “Çentrale”

07/02/2005  Rruga kryesore, 13 vjet pa rikonstruktuar

VLORË – Sa herë bie shi, rrugët e lagjes “10 Korriku”, apo siç njihet në Vlorë, lagja “Çentrale”, përmbyten nga shiu. Në të gjithë gjatësinë e rrugës që lidh sheshin e Skelës, me bllokun e banimit pranë spitalit Psikiatrik, sheh vetëm gropa të mëdha të mbushura me ujë dhe baltë, në të cilën me vështirësi kalojnë edhe automjetet, ndërsa për qytetarët është edhe më e vështirë. Problem ky segment rrugor, krijon edhe për nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Avni Rustemi”, shkollës së mesme “Qemal Ataturk”, si dhe dy shkollave jopublike. Si pasojë e rrugës të shkatërruar, janë bllokuar dhe kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha dhe sa herë bie shi, përmbyten edhe katër shkollat nga ujërat.

Banorët e lagjes “10 Korriku”, mëse njëherë i kanë kërkuar pushtetit lokal, që me urgjencë të çelë fondet e nevojshme për rikostruksionin e rrugës kryesore të kësaj lagje, e cila nuk është rikostruktuar që prej 13 vjetësh.

Nga ana e tyre, drejtues të bashkisë së Vlorës, bëjnë të ditur se për rikostruksionin e kësaj rruge, janë siguruar 24 milionë lekë (të reja), shumë kjo e barabartë me gjysmën e fondit që duhet, ndërsa po bëhen përpjekje edhe për sigurimin e pjesës tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›