“Nuk e paguaj tokën kënetë, për tokë turistike”

07/02/2005 Flet Armando Zotaj, një banor i ish-kënetës në Vlorë
Në ish-kënetën e Vlorës, njërës prej zonave të mbushura me ndërtime pa leje, numërohen rreth 12 mijë të tilla, nga rreth 30 mijë, që mund të jenë në gjithë qytetin. Por, kjo zonë, ende nuk është përcaktuar si informale, ndërsa sipas gjasave, banorët e saj, bëjnë të ditur se ka shumë mundësi që kjo të jetë jashtë projektit të bashkisë për legalizim. Armando Zotaj, është një banor i kësaj zone, i cili kundërshton që tokën kënetë, ta paguajë për tokë turistike. Në një intervistë të tij për gazetën “Metropol”, Zotaj, shpreh rezervat e tij për ligjin e legalizimeve.
Kur e keni ndërtuar shtëpinë tuaj pa leje?
Kam një banesë me 4 dhoma të ndërtuara që në vitin 1994, dhe ku jetojmë 9 persona, fëmijët, prindërit dhe bashkëshortja ime.
Si e vlerësoni mënyrën e përcaktuar me ligj, për llogaritjen e çmimit të tokës?
Ne jemi si ata të mbyturit. Çmimi është i lartë e askush nuk mund ta paguajë tokën që ishte kënetë, për tokë turistike, me 40 euro për metër katror.
Sa metra keni zënë ju me ndërtesën tuaj?
Unë kam 450 metra katror oborr, ndërsa ndërtesa është 150 metra katrorë. Vetëm toka që unë duhet të paguaj, llogaritet në 20-mijë euro, kur vlera e ndërtesës me gjithë tokën, sot në tregun real, vlen vetëm 30 milion lekë (të vjetra) ose 25 mijë euro.
Ju vetë e keni marrë formularin?
E ç’ta marr, kur ende nuk është përcaktuar nëse zona ku jetoj unë, është apo jo informale. Mos duhet t’i japim ca para shtetit kotë. Shteti duhet ta thotë qartë, se kjo zonë do të legalizohet e kjo jo.
Pra, ju do të vazhdoni të mos plotësoni dokumentat e legalizimit?
Më këtë ligj, jo.
Keni kërkuar takimin me pushtetarët lokalë?
Po. Por ata shfajësohen se ligji tashmë është bërë nga parlamenti dhe është jashtë mundësisë së tyre për të bërë diçka për ne.