“Rritet numri i veprave penale,por edhe shkalla e zbulueshmërisë”
07/02/2005 Flet shefi i komisariatit të Policisë së Elbasanit, Ahmet Bala
ELBASAN - Zbulueshmëria dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale, ka qenë drejtimi i synuar i komisariatit të Policisë së Elbasanit, veç detyrave kryesore për të ndalur autorët e këtyre veprave. Përballë një numri më të ulët të krimit kundër personit dhe një procedimi të të gjitha ngjarjeve, edhe ato më të rëndomtat, shefi i komisariatit të Elbasanit, Ahmet Bala, deklaron edhe problemet që ka hasur gjatë kohës në detyrë, kur për Elbasanin u regjistrua edhe ngjarje të bujshme, si zhdukja e një fëmije, e cila mbetet ende enigmë dhe një vrasje që është zgjidhur në kohë nga efektivat e policisë kriminale.
Në fakt, gjatë vitit 2004, numri i veprave penale ka qenë një tregues që nuk solli risi, por gjithashtu konfirmoi se puna e policisë sa vjen e po institucionalizohet, sidomos për sa i përket dokumentimit të veprave penale. Vetë kryeprokurori i Elbasanit, Durim Bedini, e vuri në dukje afërsinë e shifrave të procedimeve penale mes dy institucioneve gjatë analizës vjetore të Prokurorisë. Por, ato çfarë është shfaqur shqetësuese gjatë muajit të fundit edhe në disa raste të ngjashme vitin e kaluar kanë qenë konfliktet me armë, që, veç një shqetësim për personat e përfshirë, është konsideruar edhe një efekt mjaft negativ për komunitetin, shprehet midis të tjerave shefi i komisariatit të Policisë së Elbasanit, Ahmet Bala, në një intervistë për gazetën “Metropol”.
Si e keni konsideruar numrin e veprave penale në krahasim me zbulueshmërinë e tyre?
Ka ardhur koha që të flasim në bazë të rezultateve dhe në kuadër të luftës ndaj krimit kemi arritur të ndryshojmë të dhënat kryesore të nivelit të kriminalitetit. Duke klasifikuar veprat penale të regjistruar gjatë muajit janar, mund të themi se ka një ndryshim të madh me një vit më parë. Përballë shifrave të një viti më parë, për muajin janar 2004 kur janë regjistruar 12 vepra penale dhe janë zbuluar vetëm 3 prej tyre, në janar 2005 janë regjistruar 28 vepra penale dhe janë zbuluar 21 prej tyre. Duket qartë që ka një rritje të nivelit të zbulueshmërisë dhe një rritje të numrit të verpave penale. Kjo rritje e ngjarjeve ka lidhje me dokumentimin e tyre, që do të thotë se edhe një cënim i thjesht i pasurisë apo vepër tjetër e papërfillshme tashmë procedohet dhe ndiqet nga agjentët tanë. Komisariati i Policisë së Elbasanit renditet ndër komisariatet e rangut të parë me më shumë se 200 mijë banorë dhe për këtë jemi të ndërgjegjshëm se edhe ngjarjet apo problemet do të regjistrohen më tepër në territorin që mbulon ky komisariat.
A janë përcaktuar grabitjet e automjeteve, si një fenomen shqetësues?
Është e vërtetë që gjatë muajve të fundit ka patur mjaft raste grabitjesh të automjeteve, të cilat kanë mbetur pa autor. Efektivat kriminal kanë bërë të mundur përcaktimin e informacioneve të sakta në lidhje me autorët e këtyre ngjarjeve. Kryesisht në qytetin e Cërrikut edhe në Elbasan një numër i konsiderueshëm automjetesh, kryesisht të tipit Benz. Tashmë jemi në rrugë të mbarë për zbulimin e autorëve dhe shumë shpejt do të ketë edhe rezultate pozitive.
Konfliktet me armë të regjistruara shpesh në këtë fillimviti 2005, si janë konsideruar nga ana juaj?
Është e vërtetë që ka patur raste të ngjashme gjatë dy muajve të fundit, por ato nuk kanë munguar edhe gjatë vitit të kaluar. Janë shqetësim për komunitetin dhe një shqetësim më i madh për policinë, për efektin që japin këto ngjarje. Është e vërtetë që gjatë janarit janë regjistruar disa të shtëna, të cilat fatmirësisht nuk kanë përfunduar me pasoja. Kështu ka nodhur në lagjen “Skënderbej”, një lagje problematike për precedentë të kësaj natyre. Një konflikt, ose grindje mes adoleshentësh ka përcjellë të shtëna pistolete dhe dy adoleshentë të shpallur në kërkim. Kemi informacione për ata dhe po tentojmë që të përgjigjen para drejtësisë për këtë ngjarje. Kjo ndoshta ka qenë më me pak efektivitet, pasi dy ngjarjet e tjera janë proceduar shumë shpejt dhe autorët e tyre janë vënë në pranga.
6 janar 2005
Një grup adoleshentësh, në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit, kanë ngritur në këmbë një sherr për të përfunduar më pas me të shtëna armësh. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 në qendër të lagjes, pranë Xhamisë, ku janë përdorur edhe armë, duke lënë në vendin e ngjarjes gëzhoja, shenja gjaku dhe një xham të thyer të automjetit me targa El 5157 B, në pronësi të shtetasit Bexhet Uruçi. Mësohet se në sherr është përfshirë djali i tij 17 vjeçar S.Uruçi ndërsa dy atutorët janë larguar në drejtim të paditur.
8 janar 2005
Në lagjen “Qemal Stafa” persona të armatosur kanë frikësuar familjen e shtetasit Kujtim Koni, duke derdhur një breshëri kallashnikovi në derën e garazhit, rreth orës 21.30 të mbrëmjes. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se u ndaluan dhe u proceduan dy persona, të cilët janë vëllezër dhe janë bërë pjesë e një sherri të përbashkët. Kastriot Xhani, 31 vjeç dhe Hektor Strumi, 26 vjeç, të cilët mësohet të jenë edhe autorët e kësaj vepre penale, janë vënë në pranga në momentin që kanë mbërritur në shtëpi, ku njëri prej tyre mbante edhe armën tip kallashnikov, e cila është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Ngjarja ka ardhur për motive të dobëta.
21 janar 2005
Burime nga policia bëjnë të ditur se Edvin Gjini, 25 vjeç, është vënë në prangat e policisë, pasi ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të pronarit të një servisi dhe është larguar në drejtim të fshtarave përreth. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor afër zonës së quajtur NSHU, në periferi të qytetit të Elbasanit, kur 25-vjeçari me automjetin e tij kishte tentuar t’i zinte radhën një personi tjetër në servisin e automjeteve, por pronari i servisit ka ndërhyrë dhe këtu ka lindur një konflikt, që do të përfundonte më pas me përdorimin e pistoletës.