E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Axhenda e reformave te mbyllet deri ne fund te prillit

Fundi i prillit ishte një afat që dy palët të bien dakord për përfundimin e reformës zgjedhore, shpresoj që ta bëjnë të mundur. Ky ishte mesazhi i përcjellë dje nga ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, pas takimit të zhvilluar ëns elinë rozë, me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Kështu, në takimin e zhvilluar në këtë parti, u diskutua pikërisht për reformën zgjedhore dhe mandatin e PS-së, pas largimit dorëheqjes së Rudina Seserit. Ishte vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të ai i cili bëri me dije lidhur me bisedën e këtij takimi, ku sipas tij në takimin gati një orësh me Ramën është diskutuar për axhendën e reformave, duke këshilluar që ato të ecin me ritmin e duhur, si dhe të përfundojnë në afat.

“Isha shumë i kënaqur që e takova, folëm për reformën zgjedhore, ka pasur progres, por disa gjëra nuk po ecin me shpejtësinë e duhur. Theksova se mbështesim axhendën e reformave, procedurën parlamentare. Fundi i prillit ishte një afat që dy palët të bien dakord, shpresoj që ta bëjnë të mundur”, vuri në dukje Arvizu, lidhur me një çështje të tillë.

Ndërkohë duke iu referuar dhe debatit mbi mandatin e PS-së, ambasadori amerikan kërkoi nga palët që të zgjidhin ngërçin bazuar pikërisht në atë çfarë dikton ligji dhe Kushtetuta e vendit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›