Mandati i PS-se PS e PD neser ne Kuvend me raport te perbashket

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të përfaqësohen nesër në Kuvend me një raport të përbashkët për mandatin e socialistëve. Do të jenë deputetët Viktor Gumi i PD-së dhe Damian Gjiknuri i PS-së, ato të cilët do të hartojnë një raport të tillë.
Kështu, pas debateve të tejzgjatura lidhur me një çështje të tillë, e krijuar pas dorëheqjes së Rudina Seserit, palët do t’i drejtohen Kuvendit. Një vendim i tillë u mor në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe si rrjedhojë në seancën parlamentare të ditës së nesërme pritet të miratohet një raport i tillë. Njëkohësisht po në këtës eancë do të votohet dhe dorëheqja e Gjon Bardhit, i cili ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit.
Më pas të dhënat e këtij procesi, që do të diskutohet dhe votohet në Kuvend, do t’i kalojnë për gjykimin Komisionit Qëndror Zgjedhor, institucion i cili do t’i japë përgjigje të gjithë këtij tensioni të krijuar mes palëve. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullore, deputeti, Kastriot Islami u bëri apel palëve të mos prishin konsensusin mes tyre, për shkak mandatit.
Sipas tij, ky është rasti i vetëm, pasi ka dy vendime nga KQZ për të njëjtin person, i cili ka dy mandate. Megjithatë në vlerësimin e Islamit një vakum i tillë mund të plotësohet në reformën e re zgjedhore.