E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Berisha, nje burre shteti. Rama na zhgenjeu

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane vleresuar vendimin e kryeministrit Berisha per te anuluar manifestimin kunder dhunes, te paralajmeruar per te shtunen, ndersa kane shprehur keqardhje qe kryetari i Partise Socialiste, ka refuzuar thirrjen e tyre qe edhe ai te beje te njejten gje. Ambasadori amerikan tha se me kete vendim kryeministri Berisha tregoi nje sjellje prej burri shteti. Kreu i ambasades amerikane ne Tirane, tha se gjate drekes, si i ftuar nga kreu i qeverise Berisha, gjate bisedes mbi situaten aktuale, i kishte kerkuar te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te Partise Demokratike te planifikuar per kete te shtune. Duke i shprehur gjithashtu shqetesimin mbi retoriken e ndezur politike nga te gjitha anet, duke kerkuar qe kreu i qeverise shqiptare te bente pjesen e tij per ta ulur ate. "Dje ne mbremje, z. Filip Gordon, Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, i telefonoi kryeministrit per t'i shprehur shqetesimet tona. Shtetet e Bashkuara pergezojne vendimin e kryeministrit per ta anuluar tubimin. Ishte nje vendim prej burri shteti dhe gjeja e duhur. Para pak fola me kryeministrin per t'ia shprehur kete", deklaroi dje, ne nje konference per mediat ambasadori i SHBA, Arvizu. Njeheresh ai ka shprehur keqardhjen e tij per mosmarrjen e te njejtes pergjigje pozitive nga kreu i opozites, Edi Rama, me te cilen sipas Arvizu kishte kaluar ne mbremje gati 100 minuta bisede. "Kryetarit te opozites i shpreha pikepamjen qe dhuna e metejshme nuk do te ndihmoje Shqiperine per te luftuar korrupsionin apo per te cuar perpara aspiratat e popullit shqiptar. I kerkova z.Rama te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te opozites qe eshte planifikuar per te premten. Me vone ne mbremje, z.Gordon i telefonoi kreut te opozites dhe folen per afro 30 minuta. Edhe z. Gordon theksoi shqetesimin e tij per potencialin per dhune dhe i kerkoi z.Rama te anulonte demonstraten. E gjej jashtezakonisht per te ardhur keq, qe z.Rama eshte shprehur se ka ne plan ta kryeje tubimin diten e premte. E nxis me force qe ta rishikoje pozicionin e tij", deklaroi ambasadori Arvizu. Duke nenvizuar se SHBA nuk marrin anen e asnjeres pale, por jane ne anen e popullit shqiptar. "Mbeshtesim institucionet demokratike te Shqiperise. Nevojitet qe edhe udheheqesit politike shqiptare, te bejne te njejten gje",-tha Arvizu. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve, pas ketyre takimeve se sa larg eshte kompromis mes paleve, ambasadori amerikan ka nenvizuar se "duhet te punojme bashke per te gjetur nje menyre, qe te kthehemi tek 20 janari. Eshte e qarte qe dallimet mes paleve jane mjaft serioze. Por, ne anglisht kemi nje shprehje - aty ku ka vullnet, gjendet zgjidhja. Pra, njerezit duhet vetem ta kene ate vullnet". Nga ana tjeter pyetur nese zgjedhjet e parakohshme mund te jene zgjidhje, ai tha se "kjo eshte dicka qe duhet ta vendosin palet. Zgjedhjet demokratike jane menyra ne te cilen shoqerite demokratike zgjedhin qeverite e tyre, zgjedhin udheheqesit e tyre. Zgjedhjet vendore jane planifikuar per ne maj te ketij viti. Zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme jane planifikuar per ne vitin 2013. Mua me duket se nese ka nje mekanizem kushtetues, nese Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e parakohshme dhe, nese palet bien dakord, pse jo. Por kyci eshte qe duhet te jete dicka kushtetuese dhe te gjitha palet duhet te bien dakord me nje gje te tille". S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›