Arvizu: Demonstrata ekstremisht e dhunshme, policia u provokua
15/02/2011 Ambasadori amerikan i dorëzon policisë raportin e ICITAP-it për 21 janarin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është shprehur dje se më datën 21 janar policia shqiptare tregoi profesionalizëm, megjithëse ishte nën presionin e provokimeve. Këto deklarata ambasadori amerikan i bëri gjatë dorëzimit të raportit të ICITAP-it në lidhje me sjelljen e policisë gjatë demonstratës, ku shumë forca policore u plagosën. Zoti Arvizu e cilësoi demonstratën e 21 janarit si “dhunë ekstreme” dhe lavdëroi punën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Hynsi Burgaj në situatën e krijuar. “Gjatë shqyrtimit të këtij raporti për mua është e qartë se Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për tu ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe ekzekutuan planin operacional në mënyrë më se të mirë. Gjatë dhunës ekstreme të 21 janarit drejtori i përgjithshëm Burgaj inicioi masa dhe procedura të jashtëzakonshme në mënyrë që ti mundësohej Policisë që të mbante nën kontroll dhe të menaxhonte situatën sa më shumë që të ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shumë të kufizuara. Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina e kuraja që ata treguan duhet lëvduar. Ata qëndruan pa lëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve, duke iu bindur urdhrave. Nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht”, - u shpreh ambasadori amerikan.
Hetimi
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Arvizu kërkoi nga organet e hetimit që të bëjnë një hetim të gjithanshëm dhe të pavarur. Arvizu theksoi se është e domosdoshme që të hetohen organizatorët e demonstratës së dhunshme, ata që morën pjesë në të, por edhe ata që qëlluan dhe shkaktuan katër viktima. Sipas ambasadorit amerikan, në një shtet të lirë duhet të garantohet nga policia e drejta për protesta, por edhe protestuesit duhet të jenë paqësorë. “Duhet të jetë e garantuar e drejta për tu mbledhur për të gjithë. Por nga ana tjetër edhe protestuesit kanë detyrimin që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe paqësore. Ata që organizuan dhe morën pjesë në aktet e dhunshme duhet të ballafaqohen me drejtësinë. Do të doja të përmendja hetimin që është duke u kryer nga Prokuroria e Përgjithshme. Shumë herë e kemi theksuar se hetimi duhet të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe i besueshëm. Hetimi duhet ti përfshijë të gjitha fazat e ngjarjeve të 21 janarit, duke filluar që nga organizatorët, protestuesit si dhe ata që janë përgjegjës për faktin që u qëllua, gjë e cila rezultoi me një ditë tragjike dhe me vdekjen e katër shtetasve shqiptarë dhe plagosjen e shumë demonstruesve të tjerë, sikurse dhe plagët e shumta që morën forcat e policisë. Është shumë e rëndësishme që ky hetim të çohet përpara pa ndërhyrje të jashtme, në mënyrë që tu jepet përgjigje pyetjeve që shumë shqiptarë kanë për ngjarjet e 21 janarit dhe të evitohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”, - tha ambasadori Arvizu. Deklarata e ambasadorit amerikan vjen në një kohë kur opozita ka deklaruar se do të zhvillojë të tjera protesta, që sipas saj do të sjellin largimin e qeverisë. Një prej tyre është planifikuar të zhvillohet më 18 shkurt përpara Kryeministrisë. Ndërkohë pas 21 janarit ambasadori Arvizu dhe departamenti i shtetit ka kërkuar ndërprerjen e përkohshme të protestave dhe uljen e tensioneve politike.
Raporti
Doja tju shpjegoja se një nga qëllimet kryesore të vizitës sime sot në Drejtorinë e Përgjithshme është që ti dorëzoja zotit Burgaj një raport të përpiluar nga ekspertët që janë këshilltarët e ICITAP-it. Është një raport që shqyrton rrethanat e demonstratës së 21 janarit. Ky raport merret në mënyrë specifike me përgatitjet e kryera nga Policia e Shtetit për demonstratat.
Policia
Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina e kuraja që ata demonstruan duhet lëvduar. Ata qëndruan pa lëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve, duke iu bindur urdhrave. Nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht.
Hetimi
Shumë herë e kemi theksuar se hetimi duhet të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe i besueshëm. Hetimi duhet ti përfshijë të gjitha fazat e ngjarjeve të 21 janarit, duke filluar që nga organizatorët, protestuesit si dhe ata që janë përgjegjës për faktin që u qëllua, gjë e cila rezultoi me një ditë tragjike dhe me vdekjen e katër shtetasve shqiptarë.
Falënderimi i Burgajt
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj në fjalën e tij falënderoi asistencën e SHBA-ve në kuadër të modernizimit dhe forcimit të policisë shqiptare. “Më lejoni që në emër Policisë së Shtetit të falënderoj zotin ambasador dhe qeverinë e SHBA për mbështetjen e pakursyer për Policinë e Shtetit, e cila ka influencuar dukshëm në rritjen e efiçencës së strukturave të Policisë dhe për rrjedhojë në rritjen e parametrave të sigurisë në vend. Rol të rëndësishëm në këtë proces ka qenë edhe ndihma e dhënë për ndryshimin dhe ngritjen e një sistemi të ri të arsimimit e trajnimit policor, i cili i shërben në mënyrë më efikase jo vetëm organizatës, por e shndërron atë në një shërbim të vërtetë për individin dhe komunitetin. Në mënyrë të veçantë duhet të përmend asistencën e vyer që kanë dhënë këshilltarët e programit “ICITAP” në kryerjen e reformave më jetike për Policinë e Shtetit. Këto reforma kanë bërë të mundur rritjen e nivelit dhe përmirësimin e standardeve të performancës së Policisë së Shtetit. Gjithashtu ne kemi bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me Zyrën e Sigurisë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe me OPDAT-in”, - tha Burgaj.
Asistenca amerikane
Asistenca për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë;
asistenca për forcimin e luftës kundër korrupsionit, sidomos për organizimin dhe funksionimin e task - forcave;
bashkëpunimi për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim në koordinim me FBI-në;
asistenca për hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimin e parave;
dhurimi i pajisjeve për ekzaminimin e krimeve kompjuterike;
mbështetjen e vazhdueshme me mjete dhe pajisje logjistike për strukturat kundër krimit të organizuar, të sigurisë publike dhe Policisë Kufitare dhe të Migracionit.