E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me koncesionet Naço liron nga detyra vartësit Kraja dhe Kosta

15/02/2011  Tre shkurte anash

Abuzimet me koncesionet largojnë nga detyra dy zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, sekretarin e përgjithshëm Durim Kraja dhe drejtorin e kabinetit, Gjergji Kosta. Auditi i brendshëm ka nisur të verifikojë të gjitha procedurat e bëra deri tani dhe për çdo shkelje që do të konstatojë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri Naço ka emëruar si drejtor të kabinetit Majlind Lazimi. “Lirimi nga detyra i funksionarëve të kësaj ministrie bëhet në përputhje të plotë me ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil. Për Sekretarin e Përgjithshëm, Durim Kraja, kishin mbërritur edhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, raportet e auditit të brendshëm të vitit 2008-ës dhe dy raporte të vitit 2009 për fushën e koncesioneve, si dhe relacionin e paraqitur nga grupi i kontrollit për gjendjen e Protokollit. Kraja ka qenë Kryetar i Vlerësimit të Ofertave dhe shumë koncesione mbajnë firmën e tij”, - thekson njoftimi i METE-s. Sipas njoftimit, ministri Nasip Naço ka filluar dje procedurat për largimin nga Shërbimi Civil të sekretarit të Përgjithshëm Durim Kraja, ndërsa auditi i brendshëm do të verifikojë të gjitha procedurat me koncesionet e dhëna deri tani, me qëllim referimin në organin e Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›