E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Fatos Nano kandidati me serioz, por ka dhe te tjere Rozeta Rapushi

Fatos Nano mori dje mbeshtetjen dhe vleresimet e Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, per kandidimin e tij per postin e Presidentit te Republikes. Pas nje takimi prej gati nje ore e gjysme ne nje nga restorantet e njohura ne qender te kryeqytetit, Arvizu foli me superlativa per figuren e ish-liderit socialist. "Per te miren e ketij vendi, kemi nevoje per nje proces sherimi, per njerez qe japin mendime te vyera dhe gjithashtu kujdesen per te ardhmen e ketij vendi. Ato qe nuk na duhen jane komente te lira qe jane bere per nje qellim te caktuar politik. Mendoj qe shume nga keto gjera pozitive, jane te tipizuara ne nje person si Fatos Nano", - vleresoi Arvizu pas takimit me te. Duke permendur edhe emisionin "Zone e Lire" ne TV Klan, ku cdo jave jepen pretendentet per kandidate per president, Arvizu tha se qartazi ka kandidate qe jane me serioze se te tjeret dhe Nano eshte ne kete kategori. Ndaj, ai tha se do te vijoje diskutimet me te. Nga ana tjeter, diplomati vleresoi se tepermi qendrimin qe kandidati i veteshpallur per president Fatos Nano, mbajti pak dite me pare per ngjarjet tragjike te 21 janarit, te ndodhura nje vit me pare. "Te enjten e kaluar ndoqa, ashtu si edhe shume te tjere, intervisten e Fatos Nanos dhe nder te tjera ajo qe, vecanerisht meriton vemendje, eshte pikepamja ne lidhje me 21 janarin. Mendoj qe komentet qe ai beri, ne lidhje me 21 janarin, paten gjase te ishin me objektivet dhe me te miremenduara dhe baraspeshuara qe kam pare qe ndonje njeri te kete bere deri me sot", - vleresoi Arvizu serish Nanon. Diplomati permendi edhe procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit te percaktuar me kushtetute. Sipas tij, ky proces eshte plotesisht dhe qartesisht shqiptar. Por, sipas tij, ka shume implikime qe kane lidhje me te ardhmen e vendit dhe me marredheniet e Shqiperise me komunitetin nderkombetar dhe perspektiven e Shqiperise per ne BE sikurse dhe marredheniet me SHBA. "Ne nuk po flasim per zgjedhjen e nje ministri, por behet fjale per Presidentin e Republikes se Shqiperise. Keshtu qe parakushtet, kerkesat, te gjitha keto jane te vendosura qartesisht ne Kushtetute. Duhet te jete nje proces kushtetues dhe jam besimplote qe cdo shqiptar e kupton kete", - vleresoi Arvizu. Me heret, diten e djeshme, diplomati amerikan komentoi zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, si dhe vetekandidimin e Fatos Nanos per kete post. Arvizu theksoi se ka ndjekur me interes deklaratat e bera nga ish-kryeministri Nano dhe theksoi se e vlereson ate per kualifikimet qe ka. "Kam ndjekur me vemendje deklaratat e Fatos Nanos. Nano duhet te jete nje nga ata qe duhet te merren ne shqyrtim, sepse ka shume kualifikime. Shqiperia ka nevoje per nje President qe sherben me nder. Ka dhe te tjere persona qe duhet te shqyrtohen gjithashtu", - theksoi Arvizu. Sipas tij, eshte nje gje e mire qe dikush ka vullnet per te kontribuar per vendin. Fatos Nano para pak ditesh shpalli angazhimin e tij per te kandiduar per postin e Presidentit, duke paralajmeruar dhe nje fushate takimesh me lideret politike ne vend dhe faktorin nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›