Wollfarth: Ju e keni një kod që funksionin ndryshojeni pas zgjedhjeve
TIRANË- Ambasadori i OSBE në Shqipëri Eugen Wollfarth i ndodhur në qytetin e Lezhës ka deklaruar se ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të bëhen pas zgjedhjeve të 8 Majit, pasi tani nuk është koha e duhur.´
“Nuk ka kohë që të bëhen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ju e keni një kod që funksionon. Ndryshimet lërini pas zgjedhjeve”, tha Wollfarth.
Sipas tij, duke u bazuar në kodin ekzistues zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme.
“Kodi aktual jep mundësi që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Mendoni ta ndryshoni pas zgjedhjeve të 8 Majit”,- theksoi ambasadori i OSBE.
(m.a/BalkanWeb)