E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i Popullsisë Topi: Ultranacionalistët dëmtuan procesin ligjor

TIRANE-Presidenti Bamir Topi deklaroi sot se cështja e regjistrimit të popullsisë në vend është kthyer në një debat për shkak të ndërhyrjeve nga qarqe ultranacionaliste dhe jo për shkak të termit regjistrim popullsie, pasi sic tha Topi ky është një proces legjitimin që duhet zbatuar.

Pas një takimi që pati sot paradite në Tiranë me Presidentin e Maqedonise George Ivanov, Presidenti Bamir Topi u pyet nga mediat maqedonase se, përse në listat e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie nuk ekziston termi maqedonas.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se mes tij dhe homologut maqedonas Georgi Ivanov u diskutua edhe për regjistrimin e popullsisë, cka sipas presidentëve është shoqëruar me debat në të gjithë Ballkanin, për shkak të vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë dy nga kërkesat e kuadrit ligjor të BE.
Por, Presidenti theksoi se në Shqipëri kjo cështje ka hasur në një debat të madh dhe jo pa arsye.
“Nën këtë temë, shoqërohet dhe një debat publik, në të gjithë diskursin politik dhe atë qytetar unë nuk kam dëgjuar njeri të thotë që jemi kundër regjistrimit të popullsisë, sepse shoqëria shqiptare në 95%, ndoshta më e larta në bazë të sondazheve është pro për cështjet e integrimit dhe është projektuar për aspiratat e integrimit. Unë si qytetar dhe presidenti ndjek me vëmendje situatën dhe problemi është sepse nga individë, nga apondikse të qarqeve ultranacionaliste pavarësisht nga cili shtet, tentohet që të hidhen parrulla, të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni që në fakt duhet të ishte një process natyral dhe ligjor”.
Presidenti theksoi se regjistrimi i popullsisë do të behet dhe bazuar tek ligji duke theksuar se askush nga ultranacionalistët nuk mund të dëmtojë këtë proces tërësisht ligjor.
“Pra problemi i regjistrimit është i domosdoshëm, por ky regjistrim duhet të jetë në përputhje të plotë me të drejtën e nejritu për tu shprehur i lirë dhe për të mos të qenë nën presion, qoftë për shkak të natyrave politike të presioneve apo interesave financiare, ekonomike a cdo interesi tjetër”.

“Të jeni të sigurt që institucionet shqiptare kanë koshiencë të plotë për këtë process, do të inkurajojnë që regjistrimi të bëhet në liri të plotë të zgjedhjes sipas ligjit, por nuk do lejojmë që asnjë ultranacionalistët nga do që të vijnë të deformojë ligjin dhe tendencën legjitimore në Shqipëri.

Ne dëshrojmë fqinjësi të mirë dhe këtë e demonstruam dhe sot në takimin me Ivanov”, theksoi Presidenti shqiptar Bamir Topi në takimin me Ivanov.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›