E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Në vitin 2013 nuk do vjedhin dot sepse nuk do jenë 10 vota më shumë, por dhjetëra- mijëra

Share

Sali Berisha nuk do të heqë dorë nga tundimi për të futur duart në zgjedhje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në emisionin Prizëm në AS, tha se ndryshimet në qeveri janë arnime të një thesi të shpuar. Rama komentoi edhe figurën e ministrit të Brendshëm.

Ministri i ri i Brendshëm është shëmbëlltyra e mediokritetit e vulgaritetit dhe e militantizmit agresiv të PD-së në vite dhe që paskëtaj do të jetë ministër i Brendshëm i Shqipërisë, tha Rama.

I pyetur për deklaratat e Fatos Nanos se do rimarrë PS-në, Rama u përgjigj shkurt: Është pjesë e folklorit politik të ditës.

Rama përsëriti qëndrimin se nëse LSI braktis koalicionin qeverisës dhe kalon në kampin opozitar, do të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit me të.

Rama tha se në vitin 2013 nuk do i humbasin zgjedhjet, pasi nuk i kanë humbur as në vitin 2009 e as në vitin 2011.

Në qoftë se në Tirane me një vjedhje industriale gjithë koalicioni kundër nesh, dhe kundër meje personalisht, ngeci tek 10 votat e fundit, në zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë mijëra e dhjetëra mijëra më shumë vota se 10 vota. Ne sigurisht që do bëjmë gjithçka, do të organizohemi për të përmirësuar akoma më shumë administrimin tonë të zgjedhjeve, por sigurisht ne nuk kemi iluzion se Sali Berisha do të heqë dorë nga tundimi për të futur duart në zgjedhje, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›