E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS shpif për trafik armësh. Përgjimet janë obsesion i Ramës

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha duke bashkëbiseduar sot me gazetarët tha se ska asnjë kërkesë të vetme nga deputetët e opozitës për komision hetimor parlamentar lidhur me kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ligji i Komisonit Hetimor Parlamentar është i qartë si kristali por këtyre su intereson hetimi por teatraliteti, por të përpiqen të nxijnë dhe të damkosin një institucion nga më ët respektuarit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Su intereson të sjellin projektu intereson të akuzojnë dhe të shpifin pa baza se po bëhet trafik armësh- tha Berisha.

Kryeministri garantoi se nuk ka qoftë edhe një fishek të trafikuar nga vendi ynë. Ai tha se procedurat e eksportit të armëve janë përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe ato vendit e se janë plotësisht transparente.

‘Kush i pengoi këta të paraqesin kërkesë për komision hetimor parlamentar? Pse se paraqiten? Ata e dinë që nuk ekziston asnjë prakitkë trafiku por kjo s’ka rëndisi për ta por ka rëndësi se m.q.s Shqipëria në përputhje me ligjet ka edhe eksporte minimale të fishekëve apo gëzhojave dhe kjo do tu serviret shqiptarëve si një veprimtari trafiku’- tha Berisha.

Sa i takon akuzave për përgjime nga SHIU për qëllime partiake të bëra nga PS, kreu i qeverisë tha kjo është një sindromë e zotit Edi Rama e theksoi se ushtria shqiptare është institucion i depolitizuar dhe zbaton rregullat.

‘Është një shpifje njëlloj si e para kjo e dyta bazohet në syndromin obsesiv të njeriut që çdo mëngjes kthen përmbys kolltuçët se mos i kanë vendosur ndonjë përgjues bashkëpunëtoret e tij’- tha zoti Berisha lidhur me akuzat e ngritura nga selia rozë se Ministria e Mbrojtjes nuk lejon kontrollet parlamentare dhe se SHIU përdoret për qëllime partiake.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›