E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhen perfaqesuesit e NATO-s per politikat berthamore

Perfaqesuesit e shteteve anetare te Organizates se Atlantikut Verior NATO jane takuar dje ne Tirane per te diskutuar te ardhmen e Strategjise Ushtarake dhe Politikave te Aleances kryesisht ne luften kunder lendeve berthamore dhe perparimin e deritanishem se luftes ne Afganistan.

Takimi i cili vjen menjehere pas atij te Lisbones u hap nga drejtori i Simpoziumit Vjetor te Politikave Berthamore te NATO-s z. Guy Roberts ndersa eshte pershendetur edhe nga ministri i Mbrojtjes i Shqiperise z. Arben Imami. Ne fjalen e tij te mbajtur ne kete simpozium ministri Imami u shpreh nder te tjera Jam i nderuar qe ju mirepres ne Tirane ne Simpoziumin e Politikave Berthamore te NATO-s per vitin 2011. Ky eshte aktiviteti i pare i ketij lloji i cili sjell ne Tirane eksperte te nderuar e te mirenjohur te politikave berthamore. Me tej ministri Imami tha Ne kete eveniment dyditor ju do te diskutoni ceshtje te cilat u perkasin Politikave Berthamore te NATO-s pas samitit te Lisbones. Politika berthamore e NATO-s ka ndryshuar gjate dy dekadave te fundit duke iu pershtatur dhe duke iu pergjigjur me se miri rrethanave ne zhvillim e siper te sigurise. Ne kete kontekst tema qe do te trajtoje simpoziumi Vazhdimesia dhe ndryshimi eshte shume kuptimplote. Koncepti i ri strategjik e angazhon NATO-n ne perpjekje per nje bote pa arme berthamore e ne anen tjeter rikonfirmon faktin se per aq kohe sa armet berthamore do te ekzistojne NATO do te mbetet nje Aleance Berthamore. Prandaj ne perputhje me Konceptin Strategjik te NATO-s dhe ne pajtim me synimin e Traktatit te mosperhapjes se armeve berthamore ne nuk duhet te kursejme perpjekjet e perbashketa per nje bote sa me te sigurt dhe pa arme berthamore. Politika berthamore eshte miratuar ne perputhje edhe me pergjigjet e evoluimit te sigurise - ka thene Imami. Me tej ministri yne i Mbrojtjes Arben Imami duke u uruar suksese punimeve te ketij simpoziumi ka siguruar te pranishmit qe stafi i tij do te jete i perkushtuar qe ta beje qendrimin e tyre ne Tirane nje pervoje sa me te kendshme. Samiti i 24-t i NATO-s qe u zhvillua ne Lisbone ishte takimi i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku Shqiperia merrte pjese pas anetaresimit te saj ne strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›