Kapen autoret e zjarrvenies se banesave te stacioni i trenit
Pak dite nga ngjarja e perfolur te zjarrvenies ne disa banesa te komunitetit rom ne kryeqytet ne afersi te stacionit te trenit policia e Tiranes ka arrestuar dje dy persona si autore te kesaj ngjarjeje. Lajmi eshte konfirmuar mbremjen e djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Tiranes Alma Katragjini sipas se ciles ne vijimesi te njoftimeve te meparshme ku u debuan nga banesat e tyre pjesetare te komunitetit rom nga Sherbimet e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane bene te mundur identifikimin dhe me pas kapjen e autoreve te Demtimit te prones me zjarr Plagosjes se lehte me dashje dhe Prishjes se rendit e qetesise publike per Klodian Vladin 22 vjec dhe Besmir Vladin 23 vjec qe te dy banues ne Tirane. Policia tha se ndaj tyre u mor masa e ndalimit per konsumim te veprave penale te sipercituara pasi dyshohet se disa dite me pare ne zonen e stacionit te trenit ne Tirane pas nje konflikti per motive te dobeta kane plagosur lehte tre shtetas pjesetare te komunitetit rom dhe me pas kane shkaterruar me zjarr dy prej banesave te tyre duke i djegur ato plotesisht nderkohe qe menjehere pas ketij konflikti perfaqesues e pjesetare te komunitetin rom jane larguar per tu zhvendosur ne nje tjeter zone. Procedimi penal ne ngarkim te tyre do te filloje per konsumim te veprave penale te Demtimit te prones me zjarr Plagosjes se lehte me dashje dhe Prishjes se rendit e qetesise publike nderkohe qe materialet e hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Tiranes.