E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Të mos neglizhohet reforma zgjedhore – opozita të pranojë ftesën e mazhorancës

22-08-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi sot se forcat politike duhet të nisin dialogun për reformën zgjedhore. Në një komunikim të tij për mediat, Arvizu kujtoi se reforma zgjedhore dhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është kusht i faktorit ndërkombëtar, për zgjedhje akoma edhe më të mira në të ardhmen. Ai tha se raporti i OSBE/ODIHR-it ishte i qartë dhe i plotë dhe u mbetet forcave politike që të bashkëpunojnë për të bërë të mundur realizimin e rekomandimeve. Ambasadori Arvizu gjithashtu e ka cilësuar si mjaft të domosdoshme ndryshimet në reformën zgjedhore duke shtuar se sipas OSBE-së kodi zgjedhor ka nevojë për përmirësime pasi ka boshllëqe. Në fillim të muajit shtator do të jetë ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth i cili pritet të raportojë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjene për zhvillimet politike dhe jo vetëm gjatë këtij viti në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›