MASH: Provimet e vjeshtës në 9, 13 dhe 17 shtator
TIRANË - Sezoni i vjeshtës për të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës në provimet e Maturës Shtetërore do të jetë në shtator. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur ndërkohë datat për provimet e vjeshtës, qe jane 9, 13 dhe 17, përkatësisht të letërsisë, matematikës dhe ato me zgjedhje. Në provimet e Maturës Shtetërore rezultuan mbetës rreth 6000 maturantë.
Sezoni i Vjeshtës, sipas MASH, u rikthye sërish për t’u dhënë maturantëve mbetës një shans të dytë. Vitin tjetër Matura Shtetërore do të ketë ndryshime.
(d.b/BalkanWeb)
Sezoni i Vjeshtës, sipas MASH, u rikthye sërish për t’u dhënë maturantëve mbetës një shans të dytë. Vitin tjetër Matura Shtetërore do të ketë ndryshime.
(d.b/BalkanWeb)