Velipoje drejt fundit rruga e Rrjollit
Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci ka inspektuar punimet në ndërtimin e segmentit rrugor prej 8.2 km Baks-Rrjoll në Komunen Velipojë. Ai u shpreh se me këtë segment i japim një mundësi tjeter zonës së Velipojë që plazhi i Rrjollit me një gjatësi prej 7 km të bëhët I arritshem për pushuesit. Ndërsa është në fazën e përfundimit të projektit edhe segmenti prej 13 km që lidh Velipojën me Shëngjinin.
Beci u shpreh se Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen disa investime në zonën e Velipojës sic është edhe projekti për ndërtimin e shetitorës përgjatë plazhit me një gjatësi prej 2 km që do nisë në tetor.