PD Rama bllokoi heqjen e imunitetit

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kreun e opozitës Edi Rama se bllokoi heqjen e imunitetit, duke vënë interesat personale mbi ato kombëtare. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e selisë blu Silvi Bardhi u shpreh se pasi bllokoi më datën 6 gusht heqjen e imunitetit në Parlament dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Edi Rama është në tmerr dhe panik të madh për vendimin e mazhorancës për heqjen e imunitetit nëpërmjet thirrjes së referendumit popullor.
“Njësoj si i zhytyri që kërkon shpëtim duke u kapur qoftë edhe në fijen e barit, çdo ditë ai sajon dhe trillon kërcënime dhe zhurma rreth së drejtës kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të hequr me votën e tyre të lirë imunitetin e zyrtarëve të vendit. Një ditë ai kërcënon se do të reagojë me kundra referendume, ditën tjetër kushtëzon me vendosjen e kushtetutës së sundimit të pakicës. Dhe tani së fundmi sëbashku me çakallin e tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për marrëveshje sekrete, ujra territoriale e të tjera”- deklaroi Bardhi, e cila shtoi se Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se Rama dhe çakalli i tij Faq e Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat.
“Këta binjakë siamezë apartidë në korr të përbashkët këcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare”- përfundon deklarata e selisë blu.