Arvizu: Luftë korrupsionit, Berisha: Jemi angazhuar, por po politizohet
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Bershia dhe Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu kanë marrë pjesë sot në konferencën rajonale për luftën kundër korrupsionit.
Ambasadori Arvizu deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në luftimin e këtij fenomeni që sic tha ai, është i përhapur në SHBA e botë, ndërsa shtoi se ka ende punë për t’u bërë në mbrojtje e siguri.
“Shqipëria duhet të shpenziojë më shumë energji në luftën kundër korrupsionit edhe pse ka bërë hapa përpara. Ky është një fenomen që do përpjekje ndërkombëtare, pasi edhe në SHBA korrupsioni ekziston. Shqipëria ka ecur shumë për të promovuar sigurinë më të mirë kur bëhet fjalë për municionet e rënda, por është e rëndësishme të trajtohet korrupsioni në fushën e sigurisë, pasi mund të ketë pasojë vdekjeprurëse për shqiptarët”, tha Arvizu.
Arvizu shtoi më tej se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe kërkoi zbatimin e ligjit për të gjithë zyrtarët që janë të korruptuar."Në SHBA mund të jesh një gjeneral, emigrant, zyrtar i lartë apo madje dhe vetë President i SHBA-së, por askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë janë subjekt i ligjeve të atij vendi", theksoi Arvizu, duke shtuar se "marrja e këtyre eksperiencave është mënyra për të bërë progres".
Ndërsa kryeministri Berisha nga ana e tij e cilësoi korrupsionin si një duel të përhershëm dhe shtoi se nuk duhet të biem pre e tij.
“Korrupsioni është një duel i përhershëm, një kancer social, pre e të cilit nuk duhet të biem”, tha ai ndërsa nënvizoi se në vendin tonë janë bërë përpjeke për ta luftuar atë.
Berisha shtoi më tej se edhe në luftën antikorrupsion, ka një të keqe dhe kjo është politizimi.
“Përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit janë të vazhdueshme. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë, por kjo luftë ka një të keqe, politizimin”, tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb)