Lejet e 4800 të dënuarve pezullohen deri më 10 maj
04/05/2011 Zgjedhjet, bllokohet procesi i dhënies së lejeve vjetore, tre arsyet e vendimit
TIRANE-Mbi 4800 të burgosur që ndodhen të izoluar në 26 burgje të vendit, nuk do lejohen të marrin leje deri në datën 10 maj. Vendimi i pezullimit të lejeve të personave të dënuar ka ardhur nga drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë urdhëruar ndërprerjen e lejeve për një afat 25 ditor, si dhe zhvillimin e procesit të votimit brenda ambienteve të institucioneve të vuajtjes së dënimit. Ky vendim lidhet ngushtë me zgjedhjet lokale të 8 majit, ku drejtuesit e këtyre institucioneve i ndruhen një përfshirje të mundshme të të burgosurve në fushatë elektorale. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i thanë gazetës “Metropol” se vendimi është marrë nga drejtori Gazmend Dibra, i cili qartëson se nga data 15 prill e deri në 10 maj të këtij viti, asnjëri prej të dënuarve nuk do përfitojë lejen vjetore që i takon me ligj. Më tej në vendimin e pezullimit të lejeve, nënvizohen dhe tre arsyet që kanë ndikuar për marrjen e këtij vendimi. Momentalisht, drejtuesit e burgjeve i tremben faktin se personat që do të merrnin lejen vjetore për qëndrim në shtëpi, do të mund të bëheshin pjesë e fushatës së dy kampeve politike PD dhe PS. Kjo situatë do sillte akuza nga kampet politike në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet 28 qershorit 2009 ku shumë të burgosur u panë për krah kandidatëve për deputetë. Asokohe e gjithë fushata u shoqërua me akuza nga politika në drejtim të drejtorit Gazmend Dibra, duke e akuzuar këtë të fundit për lirim të qëllimshëm të të dënuarve. Por ajo që i tremb më shumë drejtuesit e burgjeve, është frika se mos të burgosurit e liruar do të përfshihen në incidente elektorale, si shere ordinere, grisje posterash apo flamuj e deri në ngjarje akoma më të rënda si këto. Veprimet e tyre të kundërligjshme do të ishin një provë elektorale që partitë politike të sulmonin Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu arsyeja e tretë që ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi, lidhur me lejet e të dënuarve në burgje është se në kushtet kur fushata ka arritur në kulmin e saj, policia e ka të pamundur të bëjë edhe shoqërimin e tyre gjatë ditëve të lirisë. Personat që do mundin të fitojnë këtë liri ka shumë mundësi të thyejnë atë, duke u arratisur në drejtim të paditur. Mirëpo në kushtet kur e gjithë vëmendja e policisë dhe numri i efektivave janë dislokuar në pikat e votimit, nuk mund të kryhet në kohë gjurmimi dhe investigimi i ngjarjes për të arrestuar sërish personin e dënuar. Nisur nga kjo situatë është vendosur pezullimi i këtyre lejeve, deri në një moment të dytë kur Dibra të shfuqizojë urdhrin e pezullimit. Me këtë vendim, Drejtoria e Burgjeve kërkon mospërsëritjen e precedentëve të mëparshëm, kur të dënuarit janë bërë pjesë e fushatave elektorale.
Frikë nga akuzat
Frika nga akuzat e kampeve politike, ka ndikuar në marrjen e vendimit për pezullimin e lejeve të të burgosurve me një afat prej 25 ditë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare 2009, Gazmend Dibra u vu në qendër të akuzave për lirimin nga burgu të dhjetërave të dënuarve.
Krimi në fushatë
Përfshirja e personave të liruar në incidente elektorale dhe deri tek krimet e kësaj natyre, do sillte një provë bindëse për kampet politike, që të implikonin institucionin e burgjeve në afera të dyshimta, si dhe në të njëjtën kohë të hidhnin një lumë akuzash mbi të.
Roli i policisë
Largimi i një të dënuari duke thyer afatin e lejes dhe arratisjen në drejtim të paditur, do sillte probleme për sa i përket arrestimit të tij. Kjo por shkak se e gjithë vëmendja e policisë dhe efektivat e saj janë përcaktuar në zgjedhjet lokale të 8 maji.