Festa e fundvitit kreu i LSI-se dhe ministri Vasili ne Korce

Kreu i LSI-së, Ilir Meta së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili festuan me anëtarë të kësaj partie në qytetin e Korçës. Gjatë bisedës me ta, kreu i LSI-së, Meta u ndal në zhvillimet më të fundit politike. Konkretisht, përqendruar tek Reforma Zgjedhore, Meta u shpreh se “është e rëndësishme të respektohet barazia dhe vota e qytetarit”. Sipas tij, është i nevojshëm një angazhim konstruktiv për reformën, pasi duhet të shohim interesin e vendit dhe demokracisë. Në këtë kuadër, kreu i LSI-së garantoi se “do të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe do të japim alternativat dhe propozimet tona”. Gjithashtu në këtë takim, Meta u ndal dhe tek zgjedhja e kreut të ri të shtetit. “LSI-ja nuk është pjesë e spekulimeve për Presidentin. Zgjedhja e tij do të shtrohet për diskutim dhe do të jetë një proces transparent”, vuri në dukje Meta, sa i takon një çështje të tillë.