Korcë, shfrytëzoi vajzat, shtyhet procesi për babain mostër
KORCE- Shtyhet sërish procesi gjyqësor në Korcë për “babain mostër” që akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion pedofilie 2 vajzat e tij të mitura.
51-vjecari Pëllumb Mullaj dhe katër personat e tjerë që akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dy vajzat e mitura, aso kohe 8 dhe 10 vjece, janë përballur sërish me togat e zeza, në një seancë gjyqësore ku procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të tematikës së cështjes.
Avokatët mbrojtës të dy të pandehurve të moshuar, të caktuar kryesisht nga gjykata, kërkuan shtyrjen e seancës nën pretendimin se ende nuk janë njohur me dosjet e klientëve të tyre.
Gjykata pranoi kërkesën dhe caktoi seancën e radhës e cila do të mbahet në datën 11 tetor. Skandali u bë publik në 18 prill, pasi u zbulua se babai shfrytëzonte 2 vajzat e tij të mitura vetëm 8 dhe 10 vjece, për një periudhë 2 vjecare nga viti 2004 deri 2006 kundrejt pagesës në klientë që tashmë janë vënë nën akuzë. Denoncimi i vajzave coi në zbulimin e skandalit, ndërsa aktualisht dy vajzat vijojnë të strehohen në një qendër rehabilitimi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
(m.a/News24/BalkanWeb)