Zv.kryeparlamentari austriak Te mos demtohet procesi i integrimit
Rruga drejt BE-se nuk eshte nje rruge e lehte megjithate nuk duhet ti demtojme perparimet e saj drejt kesaj rruge sepse jam i bindur se ne nje te ardhme do te fitoje logjika e bashkepunimit. Keshtu deklaroi dje zv.presidenti i Parlamentit austriak Fritz Neugebauer ne nje konference me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli ndersa vuri ne dukje rolin e bashkepunimit. Per te kjo vizite eshte e nivelit te larte e cila tregon se marredheniet mes dy vendeve jane marre seriozisht. Nje ceshtje mjafte e rendesishme ishte dhe ngjarja e 21 janarit e cila ka sjelle jo pak debat mes mazhorances dhe opozites. Ne jemi prekur ne janar te ketij viti sepse ne nje vend si Shqiperia ku e dashurojne fene dhe paqen eshte e nevojshme te jetojne ne paqe - tha z. Neugebauer.