Arvizu Pronesia mbi trojet pengon turizmin

Diplomati amerikan Aleksandër Arvizu i rikthehet dhe një herë nevojës për hartimin dhe zbatimin e një reforme pronësie. Në konferencën me Shoqatën e Investitorëve të huaj, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, përmendi zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe stabilitetin politik si kyçin për tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Duhet të ketë një koherencë në planifikim sepse për ndryshe do të shikojmë që nuk do të ketë më kujdes për mjedisin dhe ndotjen e tij. Gjithashtu ka një çështje tjetër që është pronësia mbi tokën. Medoj që ka një nevojë urgjente në këtë vend për të trajtuar çështjen e pronësisë dhe të truallit. Nëse kjo nuk do trajtohet në mënyrë sistematike, druaj se turizmi nuk do të mund të zhvillohet siç duhet. Çështja e dytë e rëndësishme tek e cila rrahin donatorët ndërkombëtar është stabiliteti në vendin tuaj. Është shumë e rëndësishme që politika dhe zhvillimi i saj të mund të reflektojë gjëra të mira për Shqipërinë” tha Arvizu.
Ambasadori vizitoi dhe panairin e turizmit në pallatin e kongreseve ku operojne rreth 5 kompani turistike.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 prill 2011 )