E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varr masiv ne Irak gjenden eshtrat e 800 personave

Eshtrat e mbi 800 kundërshtarëve të ish-regjimit të Sadam Husein në Irak, janë gjetur në një varr masiv në pjesën perëndimore të vendit. Sipas kreut të ministrisë irakene të të Drejtave të Njeriut, ata janë ekzekutuar dhe hedhur në  25 hendekë që shtrihen në shkretëtirën e pafundme të provincës Anbar.

Disa nga viktimat janë identifikuar të kenë qenë gra dhe fëmijë. Varri masiv daton në periudhën mes viteve ‘82 dhe ‘87, me një sipërfaqe pesë hektarë. Viktimat mendohet të jenë shumica kurdë dhe shiitë që persekutoheshin rëndom gjatë regjimit të Sadamit. Shumë prej tyre janë qëlluar në kokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›