E Shtunë, 31 Tetor 2026

EKSKLUZIVE / Kur do të ndodhë bashkimi ynë kombëtar

Arbën Xhaferri / foto arkiv

Skerdilajd Zaimi

Që të mbijetojmë në Ballkanin e trazuar na duhet një shtet funksional. Nacionalizmi është faktori kryesor që bën dhe shpërbën një shtet. Rrjedhimisht, një popull pa strukturë shtetërore nuk mund të mbijetojë, të krijojë, të seleksionojë vlerat dhe bartësit e tyre, të rritë kapacitetet e tij në çdo fushë- kështu predikon politikani dhe filozofi i shquar i çështjes shqiptare, Arbën Xhaferri, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës Shekulli.

 

Z. Xhaferri si zakonisht diskutimi mbi çështjet në Ballkan nis me vështrimin mbi problemet etnike. Së fundmi disa incidente të reja janë shënuar në Maqedoni, por edhe në veriun e Kosovës. Çfarë perspektive kemi përpara? A ka gjasa për ndryshime të hartës së rajonit?

Incidentet e reja flasin për problemet e vjetra që do të thotë se terapia e përdorur nuk jep rezultate. Gjithmonë kur hapet debati për çështjen etnike, në tryezën e debatit dalin tema të reja të shoqëruara me polemikë të zjarrtë, e shoqëruar me parashikime të zymta për ardhmëninë e shtetit, të kombit, dhe të atributeve të tjera, të rëndësishme për identitetin , për kulturën  e një populli. Me këtë rast e shoh të udhës që të theksoj edhe një herë se nacionalizmi është faktori kryesor që bën dhe shpërbën një shtet. Rrjedhimisht, një popull pa strukturë shtetërore nuk mund të mbijetojë, të krijojë, të seleksionojë vlerat dhe bartësit e tyre, të rritë kapacitetet e tij në çdo fushë. Shteti, funksionimi i tij në kuadër të ligjit, krijon vetëdijen për rëndësinë e ligjit në çdo segment të shoqërisë. Popujt që nuk arrijnë të kuptojnë peshën e drejtësisë në funksionimin e shtetit shumë shpejt bëhen pre i krimit të organizuar, përkatësisht të shtetit të korruptuar. Krimi i organizuar, voluntarizmi, jo lojaliteti i qytetarit ndaj shtetit dhe e kundërta, e shtetit ndaj qytetarit, është e meta e shoqërive të reja demokratike. Ka mbetur edhe pak kohë që të korrigjohet ky gabim… Shumë lehtë ndërtohet një shtet mbi baza të dhunës despotike dhe shumë rëndë mbi baza të lirisë. Sot në botë janë më stabile ato shtete që e respektojnë këtë parim, pa të cilin nuk mund të bëhet fjalë për shtetin modern. Ballkani është zonë evropiane ku proceset zhvillohen ngadalë. Krahas me këtë problem shfaqen edhe ato të natyrave të tjera që janë tipike për shtetin në tranzicion e sipër.

Incidentet që ndodhën, ato vazhdimisht ndodhin, dëshmojnë se në proceset e reformimit të shoqërive të dala nga blloku i mendësisë ideologjike komuniste, shënojnë një stagnim brengosës. Këto ngecje nuk flasin për mungesën e dijenisë për shoqëritë demokratike, por flasin për një çështje tjetër: për vonimin e konstituimit të vetëdijes kombëtare, rrjedhimisht të funksionimit të drejtë dhe pa kontradikta destabilizuese të shteteve nacionale, mbi premisat e shtetit nacional.

Evropa nisi të përballet me problemet e shtet ndërtimit që në shekullin XVIII, sidomos në kohën e luftërave të Napoleonit. Këto shtërzime sociale politike përfunduan me krijimin e shteteve nacionale që funksionojnë pa telashe. Së këndejmi kultura politike evropiane e prodhoi shtetin nacional. Aty ku nuk është respektuar ky parim shfaqen antagonizma etnike, religjioze, ekonomike, psikologjike, sidomos dukuria e pastrimit etnik të territorit. Këto manifestime primitive, nacionaliste përpiqen që pakënaqësia, urrejtja, faji, të transferohet, bartet në segmentin e nacionalizmit. Mirëpo ky përkufizim është në fakt diagnozë e gabuar që gjithnjë e më tepër do ti molisë shoqëritë moderne që kanë koncepte të avancuara demokratike dhe qytetëruese.

Në Ballkan proceset demokratike janë vonuar. Kjo vonesë e shkakton diskrepancën ndërmjet mendësisë ksenofobike ballkanike me atë demokratike, inkluzive tipike për sistemet e shoqërive të hapura evropiane. Çuditërisht kjo mendësi ksenofobike më shumë shfaqet në shoqërinë greke e cila është shteti i parë ballkanik, anëtare e NATO-s dhe e UE-së. Sido që të jenë punët, vlerësoj se Ballkani pak nga pak do të lirohet nga sindroma e ksenofobisë dhe të fillojë të kultivojë sistemin e vlerave të shoqërive të hapura.

Shqiptarët e viseve jashtë Shqipërisë kanë njohur eksperimentin e bashkëjetesës me të tjerë edhe nën Jugosllavinë titiste. Mendoni se pas këtij procesi historik 100 vjeçar të shtet ndërtimit në rajonin tonë, bashkëjetesa ishte vetëm një provë, por jo një mundësi reale?

Komunizmin dhe eksperimentet që janë bërë në këto shtete duhet ndërlidhur me idetë utopiste. Këto ide ishin iluzion i periudhës së iluminizmit. Në vend që të korrigjoheshin idetë, komunizmi hapi shtegun për korrigjim të njerëzve, kryesisht me dhunë.

Bashkëjetesa e tipit jugosllav ngërthente në vete atë retorikë tipike propaganduese të shteteve të mbetura, të ngujuara në dimensionin e gënjeshtrave të arsimuara. Këtë koncept cinik, filozofi gjerman, Sloterdijk, e përkufizon si gënjeshtër e arsimuar (kulturuar, iluminuar). Kjo gënjeshtër që ka të bëjë me sloganin komunist të unitetit (Proletarë të të gjitha vendeve-bashkohuni), por edhe me slogane të tjera (Bashkim-vëllazërim) e periudhës komuniste si dhe ai i bashkëjetesës (Sozhitellstvo) të periudhës së tranzicionit nga një shoqëri e mbyllur në atë të hapur. Këto slogane flasin për ndryshimet retorike dhe kurrsesi jo thelbësore që eventualisht do të përmirësonin jetën e pjesës dërmuese të popullatës. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë u bë e qartë se këto formacione të segmentuar shoqërore, federative nuk mund të mbijetonin, sidomos në Ballkan ku cinizmi ka një histori të gjatë. Shpesh herë për këtë shkak bëhen gabime trashanike. Ata, që nuk arritën ta shpëtojnë Jugosllavinë multietnike, atë të bashkëjetesës së idealizuar, pa hamendje i përveshën mangëte për të krijuar shtete multietnike në gërmadhat e Jugosllavisë së shpërbërë. Për pyetjen se si nuk u arrit të shpëtojë Jugosllavia multietnike, e përkrahur kot nga gjithë bota dhe si do të mund të mbijetojnë tre katër shtete të vogla mbi parimin multietnik që e ngulfati jo vetëm Jugosllavinë nuk jepen përgjigje serioze.

Këto procese janë të gjata, madje zgjasin edhe me shekuj, kështu që askush nuk mund të ketë të drejtë që ti fusë popujt në binarë të gabueshëm.

 

Për të mbetur te Maqedonia: Shqiptarët, apo përfaqësues të tyre, tanimë kanë disa vite që qeverisin, apo marrin pjesë në vendimmarrjen politike. Si mendoni ju është ushtruar kjo e drejtë, qoftë në funksion të jetës së qytetarit të thjeshtë, por qoftë edhe në përmbushje të detyrimeve thelbësore që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit?

Në shoqëritë e karakterit të theksuar multietnik gjithmonë shfaqet hileja etnike, mashtrimi, ose thënë me fjalor modern i inzhinjeringut etnik që pastaj shkakton problemin vijues, jo lojalitetin e popullit të mashtruar. Një shtet multietnik mund të menaxhohet vetëm nëse pakica, një popull me origjinë dhe kulturë tjetër nuk e kalojnë 10%-in e strukturës demografike të shoqërisë. Shqiptarët jo vetëm që e kalojnë këtë përqindje, por ata tregojnë një aktivitet dinamik dhe mund të ndodhë që shumë shpejtë të udhëheqin institucione, apo edhe vetë shtetin. Proceset demografike, kulturore, ekonomike, politike etj. në shoqërinë shqiptare zhvillohen në mënyrë të natyrshme, ndërkaq me keqardhje mund të them se te komuniteti maqedonas këto procese,  apo të vërtetat historike- shoqërore funksionojnë sipas fiksacioneve që vijnë ndesh me realitetet historike të kaluarën, të tashmen dhe për të ardhmen e popullit maqedonas. Këto koncepte u mater

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›