Toka e Zharrez zone me aktivitet te shtuar sizmik
Tronditjet e tokës në Zharrëz të Fierit nuk vijnë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore në kërkim të naftës. Në vitin 2009 një grup specialistësh nga Insitituti i Gjeoshkencës në vitin 2009 me kërkesë të kryetarit të komunës në ato kohë kanë inspektuar terrenin dhe kanë dalë në kokluzionin se dëmtimet e banesave në këtë zonë vinin si shkak i ndërtimit të tyre në bazamente të paqëndrueshme të cilat në varësi të kushteve atmosferike kanë pësuar ndryshime të strukturës së tyre gjë që sipas ish –drejtorit të Institutit të Gjeoshkencës, Ibrahim Milushi kryetar i grupit të specialistëve në atë kohë e dëshmon dhe vjetërsia e çarjeve të konstatuara në objekte.
Ndërkohë që zona e Zharrëz në Fier cilësohet si një ndër zonat me aktivitet të shtuar sizmik. Ish-drejtori i Institutit të Gjeoshkencës, Ibrahim Milushi për të argumentuar se dëmtimet nuk vijnë si pasojë e kërkimeve nëntokësore për naftë sjell ndërmend shpërthimin për ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1975 për të cilin u desh rreth 300 ton eksploziv dhe prodhoi një lëkundje sizmike rreth 3.5 të shkallës rihter gjë që në Zharrë nga verifikime sipas Milushit jo vetëm që nuk është gjetur një sasi e tillë eksplozivi, por që nga viti 2009 lëkundjet nuk e kanë kaluar nivelin e 2.5 të shkallës riter.
Me këto argumenta ish-drejtori i Institutit të Gjeoshkencës, Ibrahim Milushi hedh poshtë pretendimet e banorëve të cilët ditë më parë dolën në protestë sipas tij të përdorur politikisht.