E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e drogave 40 mije perdorues droge ne Shqiperi

40 mijë  persona në vendin tonë kanë përdorur të paktën një herë drogë ose janë kthyer në përdorues të rregullt të saj, ndërsa afro 5 mijë kanë krijuar vartësi ndaj saj. Shifrat u bënë publike nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare kundër përdorimit të drogës 2012-2016 ku deklaroi gjithashtu se numri i përdoruesve ka ardhur në rritje.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë paralelisht me numrin e përdoruesve është rritur edhe numri i atyre personave që kërkojnë të shkëputen prej saj duke u trajtuar në qendrën e toksikologjisë.
Ndërkohë që edhe Shqipëria tashmë i bashkohet vendeve të rajonit si pjesë e “pompidou grup”, një  organizëm  ndërqeveritar i Këshillit të Europës për politikat kundër përdorimit të drogës. Sekretari përgjithshëm ekzekutiv i këtij grupi i pranishëm në prezantimin e strategjisë  në ministrinë e shëndetësisë siguroi mbështetje konkrete me projekte për largimin e të rinjve nga droga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›