Debati Rama-Berisha, Volfarth: Ide shumë e mirë
Për ambasadorin e OSBE-së Eugen Volfart ftesa e kryesocialistti Rama për debat publik është një hap i rëndësishëm edhe pse dialogu sipas tij bëhet brenda Kuvendit.
Në një prononcim për “Ora News” ambasadori Volfart tha se pjesë e dialogut politik duhet të jetë edhe rregullorja e Parlamentit.
“Dialogu është shumë i rëndësishëm, sidomos kur bëhet brenda parlamentit. Duhen diskutuar hapat e ardhshëm për reformat e kodin elektoral. Dialogu është i mirë në çdo forme, por nuk duhet vendosur si kusht. Është shumë e rëndënsishme të bëhet ky debat e dialog. Por duhet të përfshijë dhe atë në Parlament mes partive. Është një hap që duhet hedhur sigurisht. Pjesë e këtij debati duhet të jetë dhe rregullorja” ka theksuar Volfath.
Kreu socialist, Edi Rama, në editorialin e tij të tetë, kërkoi një ditë më parë një debat publik me kryeministrin Berisha për 10 pikat e paktit të tij për integrimin. Rama i kërkon kreut të maxhorancës të dalin para shqiptarëve e të ballafaqojnë alternativat e tyre.