Izraeli pranon apelin për negociata
Izraeli pranon kërkesën e SHBA, BE, OKB dhe Rusisë për të rinisur sa më shpejt negociatat dypalëshe të paqes me palestinezët, pa parakushte.
Lajmin e ka bërë të ditur radio Jeruzalemi, e cila citon një komunikatë të kryeministrit Benjamin Netanjahu. Izraeli shpreson që edhe palestinezët të shprehin të njëjtën gatishmëri, ka thënë radio Jeruzalemi.
Izraeli pranon apelin e Kuartetit për bisedime të drejtpërdrejta dhe pa parakushte me autoritetet palestineze. Izareli ka disa rezerva që do të bëhen të ditura gjatë bisedimeve, por u bën apel autoriteteve palestineze të tregojnë të njëjtën gatishmëri për të nisur tratativat pa asnjë vonesë, thuhet në komunikatë.